‘Guess’ me veshje ekzotike kësaj radhe

‘Guess’ me veshje ekzotike kësaj radhe

Nëse diku mundë të dëgjoni se Guess, vërtet, ia qëlloi me dizajnët që solli në linjën e veshjeve për vjeshtë dimër 2011-2012, ju vërtet keni shumë arsye t’i besoni.

Guess nga Marciano për vjeshtë dimër 2011-2012 solli veshje të cilat paraqesin një femër shumë të fortë, me besim dhe me një stil shumë elegant. Këtu klasikja që Guess sjell në këto veshje është e kombinuar shumë mirë me gjithë modernitetin.

Po ashtu është një koleksion që do ju kënaq me ngjyra shumë te bukura. Pra pikërisht Guess në këtë sezon përmes ngjyrave u përpoq të shpreh forcën e femrës. Këto ngjyra vërtet bien në sy dhe të qojnë në një botë shumë elegante dhe jashtëzakonisht të rafinuar.

Në këtë linjë mund ta shohim si karakteristikë këmishën pak më të gjatë, dominimin e disa ngjyrave të theksuara. Po ashtu vlen të theksohet se fytyrat e angazhuara për fushatën promovuese të këtij koleksioni janë Heidi Lindgren dhe Eugen Bauder, duke krijuar imazhe shume ekzotike ku loja e madhe bëhet me ngjyra.

 

Femra që sjell Guess këtë radhë është femra që e jeton kohen e saj ashtu si donë vet, duke e përshtatur klasiken me bashkëkohoren. Shikoni fotot në vazhdim dhe kënaquni me madhështinë e bukurisë që na solli Guess. /Telegrafi/

Komento