10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisë

10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisë

10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisëI paraqitur si një problem global, konsumimi i duhanit dhe sëmundjet e shkaktuara nga ai zënë vend ndër problemet më serioze të shëndetit në botë. 50-70% e femrave të cilat konsumojnë duhanin vazhdojnë ta konsumojnë atë edhe gjatë shtatzënisë.

Kjo tregon se konsumimi i duhanit është një problem serioz i shëndetit të njerëzve. Op.Dr. Yasemin Yakut, gjinekologe në Grupin shëndetësor të Kadikoy, shpjegoi dhjetë dëmtimet më të rëndësishme që i shkaktohen fëmijës nga konsumimi i cigares gjatë shtatzënisë.

Substancat që përmban cigarja si zifti, nikotina, monoksid karboni dhe disa substanca të tjera helmuese hyjnë në trup nga rrugët e frymëmarrjes, tek bronket dhe më pas kalojnë në gjak, kështu dëmtimi i cili fillon nga rrugët e frymëmarrjes, zemrës, damarëve dëmton gjithë sistemet e organeve.

1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëni normale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindje shumë para javës së 38-të.

2. Dëmtimi parakohe i membranës: është dëmtimi ose derdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.

3. Një zhvillim i vonuar i intrauterit: Cigarja jo vetëm që pakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese që shkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dhe shkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun e nënës.

4. Intrauerin exitus: quhet vdekja e papritur e fëmijës në barkun e nënës.

5. Preaklampsi: një shtatzani e shoqëruar me rritje të tensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edemë të tepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e një helmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët e gjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do të ndikohet negativisht.

7. Dekolman plasenta: Është shkëputja parakohe e placentës. Në kushte normale placenta shkëputet ose ulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolman plasenta është shkëputja e placentës kur fëmija është në barkun e nënës , gjë që shoqërohet me hemoragji të rrezikshme.

8. Sindroma Respiratuar distres: është problemi i cili shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës pas lindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët të cilët lindin parakohe (premature) shihet më shpesh tek shtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.

9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.

10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së saj ushqyese gjatë periudhës së lehonisë.

Komento