10 gjerat qe nje femer duhet me patjeter t’i dije dhe t’i vleresoje

10 gjerat qe nje femer duhet me patjeter t’i dije dhe t’i vleresoje

Ne jete ka gjera qe nje femer duhet t’i dije me patjeter. Disa jane me te rendesishme e disa te tjera me pak, por te gjitha meritojne vemendje.

1. Te jeni autonome financiarisht

Te vareshe nga burri ishte mire shume vite me pare kur femrat nuk kishin shume mundësi: ose do te qëndronin ne shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët ose…  do te qëndronin ne shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Tashme ju mund te jeni edhe me te pavarura dhe mund te keni një pune tuajën.
2. Te pretendoni realizimin e dëshirave seksuale

Ashtu siç ndodhte me qëndrimin ne shpi te grave ndodhte edhe me dëshirat seksuale shume kohe me pare. Femrat duhet te bënin çfarë te donin burrat e tyre dhe duhet t’i kënaqnin ata pa menduar se çfarë iu pëlqente atyre. Sot një përqindje shume e larte e grave mendojnë se seksi është mjaft i rëndësishëm ne jetën dhe ne vazhdimësinë e një çifti.

3. Te  vendosni një prezervativ

Te realizoni dëshirat seksuale është mire por te mbroheni është akoma edhe me mire.

4. Te bëni një masazh kardiak

Për te ndihmuar te tjerët dhe për te mos ngelur keq kur dikush mund te ketë nevoje për ndihme është mire te dini te bëni një masazh kardiak. Frymëmarrja goje me goje është brenda këtij programi.

5. Ta doni trupin tuaj

Te gjitha duam te kemi një trup sa me perfekt por kjo nuk do te thotë qe te gjitha mund ta kemi ketë fat. Mos u qani gjithë kohës para shoqeve apo te dashurit tuaj. Për meshkujt është mjaft tërheqëse kur një femër e pranon trupin e  saj dhe jeton ne harmoni edhe me disa kile me pak apo me shume.

6. Te jeni me mire vete sesa ne shoqëri te keqe

“Te dashurosh nuk është te shohësh njeri-tjetrin, por te shohësh ne te njëjtin drejtim qe sheh edhe ai (ajo) qe keni ne krah”- thotë Antoine de Saint Exupéry. Nëse partneri juaj qëndron gjate grithe kohës para televizorit dhe nuk i hedh aspak sytë nga dekolteja juaj do ishte me mire t’i thoni te shihte televizor diku tjetër. Me mire qëndro vetëm sesa ne shoqëri te keqe.

7. Te mos merrni shume rroba kur udhëtoni

Kjo do iu mundësojë te keni me shume vend ne valixhe dhe mund te blini me shume rroba atje ku shkoni.

8. Te bëni një mamografi

Qe ne moshën 35 vjeçare ju duhet me patjetër te bëni here pas here kontrolle te gjoksit dhe pas moshës 40 vjeçare te bëni edhe mamografi. Fale kësaj teknike, sot rreth 50% e rasteve me kancer mund te kurohen duke u kapur sa me shpejt.

9. Te ruani gjakftohtësinë

Jeta është plot te papritura. Ndonjëherë ato mund te jene te mira por shpesh mund edhe t’iu lëndojnë. Ne çdo moment duhet te qëndroni gjakftohte dhe te ruani qetësinë. Është me e mira qe mund te bëni!

10. Te thoni jo

Ne jete jo gjithçka mund t’iu pëlqejë dhe mund ta pranoni. Mos keni frike dhe droje te thoni jo, pavarësisht si do e marrin te tjerët. Ju keni te drejtat tuaja./ikub/

Komento