10 këshilla që fytyra juaj të jetë e bukur

10 keshilla qe fytyra juaj te jete e bukur

Fytyrë e përkryer: zbato këshillat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qënë e bukur natyralisht.

Kremin për fytyre vendosni të pakten 15 minuta pas larjes së fytyres, sepse shtresa e kremit në fytyrë të lagur e prish termo-rregullimin natyral.
Kur bëni piling në fytyre, asnjëherë mos e kapni lëkurën rreth syve. Kjo do t’a hollojë lëkuren e hollë.

Ajri i thatë në hapësirat e mbyllura dhe temperatura e ulët e ajrit jashtë nuk ndikojnë mirë në lëkuren tuaj. Prandaj, duhet të përdorni serume për fytyrë, që depertojnë në shtresat më të thella për shkak sasisë së rritur. Në këtë mënyrë fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.

Në mëngjes, kur do të zgjoheni, mbushni qafen dhe fytyren me akull. Kjo do t’a freskoje lëkuren.

Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, kemi këshillë për ju. Vendosni dy lugë të vogla të metalit dhe lërini pesë minuta. Pastaj, nxirrini dhe me kujdes vendosini deri të sytë. Pas disa sekondave do të dukeni të fresket.

Maska të përkryera për kujdes të fytyres janë ato me bazë mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i perzini dy perberje me sasi te njejta ose t’i perdorni veç e veç – maskë vetem prej mjalti ose vetem prej vaj ullirit. Secilen prej kësaj maske vendoseni në fytyre të pastruar, e lini të qëndrojë vetem 15 minuta, dhe pastaj e shpërlani. Menjëherë ndjehet dallimi, apo jo?

Grave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshem i fytyres. Pesë minuta në ditë me kujdes shtypeni fytyren me majat e gishtave. Ajo do t’a permiresoje qarkullimin, dhe do të jetë parandalim i shkëlqyeshem në krijimin e rrudhave.

Keni kujdes në përzgjedhjen e prodhimeve të kozmetikes. Zgjidhni ato që përmbajnë vitamina E. Ai është antioksidues i fortë që përshtatet çdo tipi të lëkures dhe është i shkëlqyeshëm në luften kundër plakjes.

Largimi i qimeve të vetullave me ndihmen e piskatores shkakton pickim të dhimbshem. Per dhimbje me te vogel, praktikoni njerën nga këto keshilla.

Lyeni vendin që duhet t’a trajtoni me krem, lëreni të veproje pak, pastaj e fshini tepricen që të mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dytë është me akull dhe jeni të gatshme për të hequr qimet.

Të gjitha maskat për fytyre veprojnë me intensivisht nëse para tyre i bëni fytyres trajtim me avull. Nëse keni fytyrë të butë dhe të ndjeshme, mos bëni trajtim me çaj të vluar kamomili, por vini kompresa të nxehta.

Burimi:infoalbania.org

Komento