10 shkaqet që shkaktojnë migrenen

migrena

Rreth 8 për qind e meshkujve dhe 14 për qind e grave në Shqipëri vuajnë nga dhimbja e kokës, siç njihet në gjuhën mjekësore, migrena. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje prek moshat 35 deri në 45 vjeç. Tek gratë shpesh ajo është në formë më të zgjatur dhe më intensive.

Por nuk përjashtohen mundësitë e shfaqjes së saj edhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje.Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.

Migrena klasike:
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentet ose te rinjtë. Është me e shpeshte tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm ne një gjysmë te kokës (ne te majte ose ne te djathte), te vjella. Vazhdon 2-6 ore dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e te vjellës, por pa te vjelle dhe pa shqetësime vizuale. Me e shpeshte tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund te zgjasë nga disa ore deri ne disa dite.

Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Me e shpeshte tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 ore pasi ka rene te flejë, ka një intensitet te larte qe te zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njeri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose te vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër ne te njëjtën ore për disa jave me radhe. Pastaj mund te pushoje për disa muaj dhe te rishfaqet përsëri.

Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së migrenës deri më sot ende nuk janë bërë plotësisht të njohura, edhe pse në botë numri i njerëzve, që vuajnë prej saj, është shumë i madh. Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri për ditë me radhë. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë prestarë familjesh ku është prezente kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut celebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale.
Spondiliatroza
Në ndryshim nga migrena, spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk trasmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense.

Si mjekohet migrena

Mjekim
Gjate krizës:
a)Ergotamina (vetëm ose te shoqëruara me:
b)Kafeinë
c)Analgjezike (aspirine, acetominofen, ibuprofen)

Para krizave:
a)Ergotamine (1-3 mg oral cdo 30 min. deri ne 6 mg ne dite ose 12 mg ne jave)
b)kombinime terapeutike:
c)Cafergot ose Wigraine (1mg tartrat ergotamine + 100mg kofeine) jepet 2 tableta ne fillim te dhimbjes pastaj nga 1 tablete cdo 30 min, por jo me tepër se 6 tableta.
d)Mjekim për largimin e ndjenjës te se vjellës:
e)Metoclopramid 10 mg
f)Trimethobenzamid 200 mg

Profilaksi
Zakonisht te sëmurët qe kane me shume se 3 kriza ne jave.orur
a)Propranolol 60-240 mg/dite
b)Valproat 500-2000 mg/dite
c)Amitriplin 30-100mg/dite
d)Nifedipin 10-40 mg/dite

Terapia, si mund të bëhet ajo

Terapia kundër dhimbjeve të migrenës bazohet në përdorimin e antifiamatorëve jo me përbërje steroidesh, si aspirina ose të tjera të ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errësire dhe qetësie. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol,metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzina. Teknikat më të fundit lidhur me “biofeedback”-un me anë të të cilit individi arrin të kontrollojë tonin dhe kalibrin e damarëve të gjakut.

Shkenca: Geni që shkakton migrenën
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat celebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrne, e quajtur “migrene familjare” nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Tetë për qind
e meshkujve në vendin tonë vuajnë nga migrena në mënyrë kronike. Sipas mjekëve specialistë, numri i tyre vjen në rritje çdo ditë, ndërkohë që shfaqja e sëmundjes është në forma të ndryshme. Ndërkohë që 10 për qind e femrave në vendin tonë, vuajnë nga migrena. Numri i tyre është më i madh, krahasuar me meshkujt, kjo sipas specialistëve pasi stresi, është më i madh në këtë gjini.

Pse sëmuren njerëzit nga migrenë
Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së migrenës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, të cilat bëjnë që nervat e ndjeshme të sistemit nervor të reagojnë ndaj këtyre ngacmuesve.

Barishtet që kurojnë migrenën
Thuhet se migrena është dy here me shume prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me Mjekësi Popullore.. Madje shkencëtarët e quajnë këtë si Mjekësi Alternative. Pasi sipas tyre barishtet qe i përdorim për mjekim ne Mjekësi Popullore nuk janë vetëm ilaçe , ato janë (shumica e tyre) pjese e ushqimit te përditshëm qe njerëzit bashkëkohor gjithnjë e me shume janë duke i përdorur.

4 Comments

  1. bima per kurimin e migrenes

  2. ju lutem me tregoni se si quhet,ku mund ta gjej dhe si perdoret bima qe lehteson dhimbjet e migrenes.faleminderit

  3. ju lutem me tregoni se si quhet,ku mund ta gjej dhe si perdoret bima qe lehteson dhimbjet e migrenes. faleminderit.

  4. ju lutemi si quhen ilacet dhe ku mund ti gjejme.

Komento