Home » Ushqim » 10-të ushqime për tru të kthjellët

10-të ushqime për tru të kthjellët

1. Mollët

Janë shumë të shëndetshme, posedojnë antioksidues të fuqishëm dhe mbrojnë nga sëmundjet si ajo e Parkinsonit dhe Alzhaimerit.

 

2. Shpargu

Është i pasur me acid folik, i cili është e dobishëm për metabolizmin e acideve yndyrore të trurit.

 

3. Mishi i fortë i viçit

Është përplot vitamina B12, hekur dhe zink. Këto vitamina dhe minerale e mbrojnë trurin.

4. Boronicat dhe dredhëzat

Nëse i konsumoni këto pemë, do të keni kujtesë më të mirë. Pos kësaj, antioksiduesit do t’ju mbrojnë nga proceset oksiduese.

 

5. Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ndikon shumë në forcimin e përqendrimit. Përmban antioksidues të fortë, si dhe nxit sekretimin e endorfinës, e cila na bën të ndihemi më mirë. Kujdes që çokollata të mos jetë tepër e ëmbël.

 

6. Salmoni

Burim i shkëlqyer i acideve “Omega-3”, të cilat në mënyrën më të mirë ndihmojnë në funksionimin normal të trurit.

 

7. Rigoni i tharë

Nga shumë hulumtime është vërtetuar se rigoni 40 herë më shumë posedon antioksidues sesa mollët, 30 herë më shumë se patatja, 12 herë më shumë se portokalli dhe 4 herë më shumë sesa dredhëzat dhe boronica.

 

8. Arrat

Janë të pasura me proteina dhe acide “Omega-3”, si dhe me vitamina E dhe B6.

 

9. Drithërat

Proteinat dhe vitamina E ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut deri në tru.

 

10. Jogurti

Jogurti dhe prodhimet e qumështit janë të pasura me proteina dhe vitamina B, që është e dobishme për një komunikim më të mirë midis qelizave nervore.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags: ,

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress