1000 ditët e para, të rëndësishme për gjithë jetën

1000 ditët e para, të rëndësishme për gjithë jetën

1000 ditët e para të jetës së një fëmije janë shumë të rëndësishme dhe luajnë një rol përcaktues në shëndetin e tij në vitet në vazhdim.

Sipas një lajmi të publikuar në “Daily Mail”, 9 muajt e kaluar në barkun e nënës dhe 2 vitet e para të jetës së një fëmije luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e krizave të zemrës, rrezikut të shfaqjes së sëmundjes së diabetit, obezitetit e të tjerë.

Teoria në fjalë është zhvilluar që prej dhjetë vjetësh nga Prof. David Barker dhe ekipi i tij nga Universiteti i Southamptonit.

Barker dhe ekipi i tij pohojnë që ekzistojnë shumë shkallë kritike gjatë procesit të zhvillimit të fëmijës dhe problemet që mund të përjetohen në çdo shkallë mund të bëhen shkak të çrregullimeve shëndetësore në të ardhmen.

Këto probleme shfaqen që në barkun e nënës. Mosushqyerja e nënës ndikon në peshën e fëmijës dhe në placentë. Pirja e cigares, konsumimi i alkoolit, drogës apo stresimi gjatë shtatzënisë mund të lindë probleme serioze tek fëmija.

Pjesa më e madhe e sëmundjeve rrjedhin nga zhvillimi i dobët i fëmijës në barkun e nënës. Sipas Parkerit, sa më i dobët të lindë fëmija dhe sa më e vogël të jetë pesha e tij në lindje, aq më i lartë është rreziku i kalimit të një krize zemre në vitet më pas. Në rastet kur ushqimi është i pamjaftueshëm në barkun e nënës, atëherë kjo mungesë ushqimi i transmetohet trurit dhe kjo gjë dobëson zemrën.

Qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinën zhvillohen që në barkun e nënës dhe kështu farat e para të diabetit duken që aty.

Pare nga ky aspekt, nënat që presin një fëmijë duhet të zbatojnë këto këshilla: të mos konsumojnë alkool veçanërisht gjatë 3 muajve të parë, të mos pihet cigare as nga nëna as nga babai, të arrihet pesha ideale para shtatzënisë, të qëndrohet larg stresit dhe të ushqehet mire e në mënyrë të ekuilibruar.

Komento