12 produkte për të cilat duhet të tregoni kujdes

12 produkte për të cilat duhet të tregoni kujdes

Për një jetë të shëndetshme dhe ushqyerje të ekuilibruar duhet të qëndroni sa më afër frutave dhe zarzavateve.

Por është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj që të qëndroni larg pesticideve të përdora mbi to. Sipas një lajmi të publikuar në revistën “Reader’s Digest”, të gjitha llojet e mikrobeve, kërpudhave, insekteve dhe pesticideve nuk zhduken vetëm me larjen me ujë të bollshëm.

Testet e bëra tregojnë se frutat dhe zarzavatet e përgatitura në shtëpi kanë akoma gjurmë pesticidesh.

Nëse qëndroni larg frutave apo zarzavateve në markete që përmbajnë pesticide, atëherë mund të shmangni 80 për qind të sasisë së këtyre ilaçeve. Për ta bërë këtë duhet të keni informacion rreth produkteve të cilat përmbajnë një nivel të lartë pesticidesh dhe të blini produkte organike.

Ja frutat dhe zarzavatet që spërkaten më shumë me pesticide:

1. Selino: lëkura e selinos nuk është e dobishme sepse përmban më shumë se 64 lëndë kimike. Larja e tij nuk eliminon plotësisht lëndët kimike. Përpiquni të blini selino organike ose brokoli, rrepka të kuqe apo qepë.

2. Pjeshka: tek pjeshkat e kultivuara në kopshtet e frutave përdoren rregullisht 62 lloje lëndësh kimike. Këtë lloj fruti mund ta merrni dhe organike por mund të preferoni dhe fruta më të sigurta si shalqi, mandarinë, portokall ose greifrut.

3. Luleshtrydhe: nëse merrni luleshtrydhe jo të stinës atëherë mos harroni se tek ata mund të gjenden 59 lloje pesticidesh. Si alternative tjetër mund të merrni kivi ose ananas.

4. Molla: ashtu si pjeshka dhe molla spërkatet nga pesticide të ndryshme për t’u mbrojtur nga krimbat apo insekte të tjera. Sipas testeve të bëra tek mollët gjenden rreth 42 lloj ilaçesh. Fërkimi gjatë larjes apo heqja e lëkurës nuk pengon zhdukjen e plotë të mbetjeve të ilaçeve. Nëse mund ta gjeni organike është fruti më i mire. Nëse nuk e gjeni mund të provoni shalqi, banane dhe mandarinë.

5. Boronica: boronica konsiderohet si një nga frutet më të pista të marketit sepse përmban rreth 52 lloje pesticidesh.

6. Pjeshka pa push: pjeshkat pa push bashkë me mollën dhe pjeshkat e tjera zënë vend në frutat që përmbajnë 33 lloje të ndryshme pesticidesh. Nëse nuk gjeni pjeshkë pa push organike mund të blini shalqi ose mango.

7. Specat për mbushje: lëkura e specave për mbushje nuk është shumë mbrojtëse ndaj ilaçeve kimike. Këtyre zarzavateve u përdoren shumë ilaçe kundër insekteve. Testet e bëra tregojnë se tek specat për mbushje janë gjendur 49 lloje të ndryshme ilaçesh. Në vend të tyre mund të përdorni bizelen, brokolin dhe lakrën.

8. Spinaqi: spinaqi është një nga zarzavatet me gjethe jeshile mbi të cilin përdoren më shumë ilaçe, në të gjenden 48 lloje pesticidesh.

9. Lakra e zezë: nga tradita e dimë se ky lloj zarzavati nuk ndikohet shumë nga pesticidet dhe sëmundjet. Por në testin e realizuar këtë vit tek lakra e zezë u panë shumë pesticide. Në vend të saj mund të merrni lakër, brokoli .

10. Qershia: duke parë se edhe qershitë e kultivuara në zona të caktuara nuk janë të sigurta, në një studim të bërë vitet e kaluara tek qershitë e importuara nga Amerika u gjetën tre here më shumë pesticide. Në vend të qershisë e cila përmban 42 lloje të ndryshme pesticidesh mund të përdorni manaferra ose boronica të kuqe.

11. Patatet: tek produkti më i preferuar i fëmijëve dhe i cili përdoret shumë në fast-foode gjenden 37 lloje të ndryshme pesticidesh. Në vend të patates mund të përdorni patëllxhanin, lakrën, kërpudhën.

12. Rrushi: duke theksuar se tek rrushi i importuar gjendet më shumë ilaç bujqësor specialistët pohuan se për shkak të lëkurës së tij ilaçi nuk zhduket edhe pas larjes. Mbi të përdoren 34 lloje të ndryshme pesticidesh, në vend të tij mund të blini kivi ose manaferrë./Start

Komento