15 mënyra për të ulur tpa ilaçe

15 mënyra për të ulur tpa ilaçe

Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojnë dorë për dore. Gati dy nga tre persona të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut).

Që të dyja këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Sikur sheqeri në gjak, ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatë ditës.

Shtypja normale e gjakut është 120/80 mmHg. Rezultatet ndër 120/80 mmHg konsiderohen normale, por një rezultat përmbi të nuk duhet të konsiderohet shkak për të bërë panik. Hipertensioni definohet atëherë kur kemi dy apo më shumë lexime të rezultatit mbi 140/90.

Sidoqoftë, njerëzit me diabet kanë cak më të ulët të shtypjes së gjakut sesa të tjerët. Kjo është për shkak të rritjes së rrezikut të sëmundjes së zemrës që vjen nga diabeti. Mjekët anë e mbanë rekomandojnë që njerëzit me diabet duhet të mbajnë shtypjen e gjakut ndër 130/80.

Nëse shtypja e gjakut ngrihet, mjeku sigurisht do ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e të jetuarit para se të përshkruajë ilaçe. Dhe për këtë më poshtë keni disa këshilla që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension.

Mënyrat

1. Shkurto sasinë e kripës

Nuk është për t’u çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në “American Journal of Clinical Nutrition” e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11.000 njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejt e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.

2. Largo stresin

Një shqyrtim i 107 studimeve të bëra për teknikat e zvogëlimit të stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut. Gjithashtu, një studim tjetër i prezantuar gjatë majit 2008 në mbledhjen vjetore të “American Society of Hypertension” (Shoqatës Amerikane për Hipertension) ka zbuluar se dëgjimi i muzikës relaksuese për 30 minuta në ditë zvogëlon shtypjen e gjakut.

3. Alkooli

Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një gotë për femrat dhe dy gota për burrat në ditë. Në fakt, studimet tregojnë se kur ata që pinë shumë alkool shkurtojnë sasinë që pinë, edhe shtypja e gjakut zvogëlohet. Nëse pini alkool dhe jeni në rrezik të zhvillimit të shtypjes së lartë të gjakut bëni mirë që të ndaloni apo të shkurtoni pirjen e alkoolit.

4. Mbushu me potas

Edhe pse sot rekomandohet që të rriturit të konsumojnë së paku 4700 miligramë (mg) të potasës në ditë dhe jo më shumë se 2300 mg të sodiumit, njerëzit ashtu sikur t’i kishin rekomanduar e bëjnë të kundërtën dhe konsumojnë dy herë më shumë sodium sesa rekomandohet dhe marrim shumë më pak potas sesa rekomandohet. Një shqyrtim i studimeve i publikuar në gusht të vitit 2008 në “Journal of Clinical Hypertension” ka zbuluar se të ushqyerit me ushqime të pasura me potas ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Burimet e mira të potasës me gliceminë të ulët janë: fasulet e sojës, fasulet e konservuara, salcë e domateve, zarzavatet, spinaqi, shojzë, fasule dhe thjerrëzat.

5. Merr magnez

Ushqimet e pasura me magnez munden që gjithashtu të ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes se gjakut. Një shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar një lidhje inverze në mes magnezit dhe shtypjes së gjakut. Për më shumë hulumtimet kanë lidhur marrjen e magneziumit me zvogëlim të rrezikut ndaj goditjes në tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzënia). Ushqimet e mira që përmbajnë magnez janë drithërat, orizi i kaftë, bajamet, gështenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumështi.

6. Pini qumësht

Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumështi gjithashtu kanë treguar se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri gota qumësht të zakonshëm. Burime të tjera të kalciumit janë jogurti, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

7. Hani patate

Një të vogël, sepse jo vetëm që janë të pasura me potas, por gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes së larte të gjakut që quhen kukoaminë, substancë që më parë është njohur në mjekësinë popullore kineze. Nëse patatet janë me shumë karbohidrate për ty, atëherë provo domatet në vend të patateve. Edhe domatet përmbajnë kukoaminë, por kanë koncentrim më të vogël.

8. Selino

Në një studim të vitit 1992, sipas një artikulli të botuar në “New York Times” të titulluar (Një vështrim i ri ndaj barit të lashtë: selino) – 9 qershor 1992, tregon që një përzierje që gjendet në selino relakson muskujt e butë shtresës së enëve të gjakut dhe kështu zvogëlohej tensioni i larte i gjakut.

9. Peshku

Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza janë të pasur me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Nëse nuk jeni peshkngrënës, provo vezët apo kapsula me vaj peshku.

10. Arrat

Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të mira janë ato angleze, sepse kanë ALA më shumë se tjerat. Ju gjithashtu mund të merrni këto dobi edhe nga farat e lirit, arrat dhe soja.

11. Ha djegës

Erëzat jo vetëm që ndihmojnë t’i japin shije të mirë ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnë që të ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok janë raportuar se që të gjitha ndihmojnë që presioni i gjakut të ulet. Së fundi hulumtuesit iranianë kanë zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

12. Thelpinj hudhre

Një shqyrtim i studimeve të publikuar përgjatë 50 viteve të shkuara ka zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e studimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të allicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9mg të allicinit.

13. Spinaqi

Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi janë të lidhura me uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Një studim i publikuar më 2005 në “Journal of the American Medical Association” ka zbuluar se gratë të cilat konsumonin së paku 1000 mikrogramë të folates në ditë përmes ushqimit apo përmes suplementëve (zëvendësuesve), kanë arritur të zvogëlojnë rrezikun për hipertension krahasuar me ato të cilat konsumonin 200 mikrogramë në ditë. Burime të tjera me folate janë perimet me gjethe të gjelbra, bimët bishtajore dhe shpargu.

14. Zini shoqëri

Hulumtuesit në Universitetin e Çikagos kanë zbuluar se ata të cilët kishin më pak lidhje shoqërore (shoqëri) kishin më shumë gjasa të vuanin nga hipertensioni. Në fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht për 30 pikë më e lartë sesa ata, të cilët nuk ishin të vetmuar.

15. Çokollata e zezë

Kënaqu duke ngrënë çokollatë për çdo ditë nga pak, përderisa ajo është çokollatë e zezë. Studimet tregojnë se është e mirë për shëndetin e zemrës dhe se zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut.

Komento