15 mënyra si të munden sëmundjet e zemrës

15 mënyra si të munden sëmundjet e zemrës

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës mund të jetë çështje e ndryshimeve të lehta e nganjëherë edhe të dëshirueshme të stilit të të jetuarit.

Përqindja e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në Kanada ka qenë në rënie e sipër që nga 1950. Kanada ka përqindjen më të ulët në botë të vdekjeve nga goditja (pika ne tru).

Sidoqoftë lajmi i mirë është se mjekia moderne do ndihmoj në lehtësimin e gjërave, e më e mira e të mirave është që sëmundja e zemrës të parandalohet se sa të mjekohet dhe kështu këto ndryshime në jetën tuaj i japin dozë të fuqishme parandalimit të sëmundjes së zemrës.
Krijo Lidhje

1. Thirr një mik apo mikesh dhe dil për dark

Një studim i publikuar në journal Heart (Zemra) në prill të 2004 ka zbuluar se të kesh marrëdhënie të ngushta me ndonjë person tjetër, apo edhe të afërm, mund të përgjysmoj rrezikun nga sulmi ne zemër tek një person që ka pasur sulm zemre më parë.

2. Bëj seks sonte

Llogaritet si aktivitet fizik, i cili natyrisht është i mirë për zemrën tuaj. Dhe kjo mund të jetë pse hulumtuesit nga Univerziteti i Bristol-it kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks së paku dy herë në javë janë më pakë të anuar të kenë goditje (sulm në tru) apo probleme tjera kardiovaskulare se sa ata të cilët bëjnë seks më pak. Hulumtuesit kështu kanë thënë: “Burrat e moshës mesatare duhet të kënaqen që tash e dinë se marrëdhëniet seksuale të shpeshta nuk kanë gjasa të rezultojnë në rritje substanciale të rrezikut të sulmit në zemër.” Edhe gratë gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo… po edhe ju!

Ushqimet

3. Përfshij në ushqim edhe fasulet për katër herë në javë

Hulumtuesit nga Univerziteti Tulane kanë zbuluar se njerëzit të cilët ndiqnin këtë udhëzim kanë zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës për 22 % krahasuar me ata të cilët hanin më pakë fasule.

4. Bëj sallat të freskët dhe hedhe një lugë vaj liri

Vaji i Lirit përmban 7 gram të acideve yndyrore omega-3, i cili, ashtu sikur e përmendëm, është një mënyrë shumë e mirë e përmirësimit të shëndetit tuaj në përgjithësi.

Zgjedhje të shëndetshme për mëngjes

5. Ha së paku katër herë në javë mëngjes nga drithërat (cereal) me shumë fibër

Në një studim të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në shtator të 1999, shkencëtarët nga Univerziteti Harvard-it kanë zbuluar se femrat të cilat hanin 23 gram fibër në ditë – shumica nga drithërat – ishin 23 % më pakë të rrezikuara që të kenë sulm në zemër se sa ato të cilat konsumonin vetëm 11 gram të fibrës. Tek burrat, një dietë e pasur me shumë fibër ka zvogëluar për 36 % gjasat e sulmit në zemër.

6. Hudh 30mg fara të bluara liri në jogurt apo drith (cereal) çdo ditë.

Në këtë mënyrë ju do të arrini të merrni 2 gram të acideve yndyrore omega-3, yndyra të shëndetshme që shumë studime kanë zbuluar se ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe zvogëlimit të rrezikut të vdekjes së papritur nga abnormalitetet ritmike të zemrës.

E mirë për kënaqësinë tuaj

7. Ha çokollatë të zezë disa herë në javë

Beso ose mos beso, disa studime të vogla tregojnë se çokollata e zezë mund të jetë e mirë për zemrën tuaj! Efektet e dobishme me gjasë janë nga kimikalet në çokollatë të cilat quhet flavonoid, të cilët ndihmojnë arteriet të janë fleksibile. Përbërësit tjerë të kësaj ëmbëlsire duken t’i bëjnë arteriet më pak të mpiksen (bllokohen) dhe parandaloj kolesterinën e keqe, LDL, nga oksidimi, kështu duke e bërë më pak të mundshme formimin e pllakëzave. Përveç tjerash çokollata e zezë është e pasur me magnez dhe fibër. Por rri larg nga çokollata me qumësht, e cila është me sasi të lartë të yndyrës e kështu anon të rris kolesterinën.
8. Pi një birr një herë në ditë

Një studim i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry ka zbuluar se burrat që pinin një birr në ditë për një muaj kanë zvogëluar nivelet e kolesterinës, kanë ngritur antioksidantet e shëndetshëm për zemër në nivelet e gjakut, dhe kanë zvogëluar nivelet e tyre të fibrogjenit, një proteinë që kontribuon në pikësimin e gjakut. Natyrisht, vera e kuqe mund të jetë edhe më e mirë. Zgjedh birr ose verë por jo të dyja.

Shpërblimet e pushimit

9. Merr pushim të hënën dhe të premten

Hulumtuesit nga Univerziteti i Pitsburg-ut kanë analizuar të dhëna në më shumë se 12,000 burra të moshës mesatare nga Framingham Heart Study dhe kanë zbuluar se ata të cilët merrnin pushim rregullisht kishin zbritura rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës për një të tretat. Por mos u habit, të marrësh me vetë mobilin, laptopin dhe çantën plot me letra nuk të ndihmon të arrish efektet e zvogëlimit të stresit nga pushimi.

10. Shko sonte fli një orë më herët

Një studim i bërë nga Harvard-i në 70.000 gra ka zbuluar se ato të cilat arrin të flinin më pakë se 7 orë gjumë kishin pak rritje të rrezikut nga sëmundja e zemrës.
Hulumtuesit dyshojnë që mungesa e gjumit rrit hormonet e stresit, rrit shtypjen e gjakut dhe ndikon në nivelet e sheqerit në gjak. sidoqoftë mos kalo mbi 9 orë gjumë sepse po i njëjti studimi ka zbuluar se gratë të cilat flinin për nëntë apo më shumë orë në ditë e rrisnin paksa rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Shto erëza të freskëta në ushqime

11. Gatuaj e përdor gjengjefil dhe shafran të indisë dy herë në javë

Ato kanë dobi anti-inflamator dhe inflamacioni është një kontribues i madhë i sëmundjes së zemrës.

12. Ha lajthi

Nevojitet vetëm 45 gram të lajthis në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë. Pra, lajthit jo vetëm që janë të shijshme por edhe të mira për zemër.
Sulmo Sëmundjen e Zemrës si të zgjohesh

13. Merr vitaminë b kompleks çdo mëngjes

Kur hulumtuesit Zvizran kanë pyetur më shumë se 200 burra dhe gra që të marrin kombinim të B vitaminave (acid folik, vitamin b6 dhe vitamin b12) ose placebo pas operacionit për hapjen e arterieve, ata kanë zbuluar se tek ata të cilët merrnin vitaminat nivelet e homocisteineve, një substancë e lidhur në rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin për 40 % më të ulëta. Grupi që merrnin placebo nuk kishin ndonjë ndryshim. Plus grupi që merrnin vitaminat kishin enë të gjakut më të hapura se sa ai i cili merrte placebo.

14. Largo dëshpërimin

Thirr mjekun nëse e sheh që po ke problem të zgjohesh në mëngjes, të ka humbur interesi ndaj aktiviteteve normale tuaja, apo thjesht ndihesh keq. Ndoshta je në depresion dhe një depresion i patrajtuar në mënyrë të dukshme rrit rrezikun tuaj të sulmit në zemër.

Fuqia e një miku besnik

Haha, këtu nuk po flas për një mik besnik njeri, edhe pse do të ishte shumë mirë po të kishe dikë që ti besoje e t’i shpaloje problemet ta lehtësosh barrën kur je në depresion apo ke nevojë për mendimin e dikujt, një situatë që shpesh gjendemi të gjithë e rrallë e ndajmë barrën nga mosbesimi. Këtu po flasim për qenien më besnik ndaj njeriut. E ai është Qeni.

15. Dil gjej apo blej një qen

Nuk kemi çka diskutojmë sepse veçomë është vërtetuar fuqia e një shoku leshatak për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Qeni jo vetëm që të shtyen të jesh më aktiv (mendo për ecjet ekstra që do t’i bësh), por shoqëria dhe dashuria e pakusht që ofron është parë të zvogëloj rrezikun e sulmit në zemër dhe problemeve tjera kardiovaskulare.
Pra, nëse nuk ki qen do të ishte mirë ta kesh një.

One Comment

  1. Me të vërtete qenkan shume keshilla të mira perpos dy te cilat nuk i'a preferoj as armikut e ku mbeti mikut dhe vetvetes; e ato jane:

    8. Pi një birr një herë në ditë
    Alkooli edhe ne me te voglen mase e demton zemren pa mase,

    15. Dil gjej apo blej një qen
    Edhe qeni nuk eshte i shendetshem pasi ne jarget e tyre ka bakterie te cilat jane subjekt i shume semundjeve e per zemren as mos te flasim. Por pasi sot ka mjaft njerez që kanë nevojë shumë te madhe per ndihma te hollat qe do ti shpenzoni per qenin i'a dergoni dikujt qe ka nevoje dhe do te gjeni jo vetem shok te sinqert por edhe dikend qe gjithmone do te lutet per ju dhe per shendetin tuaj.
    Pra me nje ndihme fitoni shume me teper se që deshironi, e kam provuar dhe funksionon 100%....

    Mos ngurroni me mire te shpetoni nje njeri se nje qen, edhe pse nuk jam aspak kunder kafsheve, por kur eshte ne pyetje jeta e njeriut çdo gjë eshtë me me pak vlere, e sidomos ne trojet tona ku mbizoteron varferia.

    S. nga Zürichu

Komento