15 mënyra të lehta të ruani 150 kalori

15 mënyra të lehta të ruani 150 kalori

Është mjaft me rëndësi që në fillim të mbajtjes së dietës t’i caktoni vetes një qëllim: Sa kilogramë do të donit të humbnit dhe për sa kohë do të dinit ta arrinit një gjë të tillë.

Nuk ka nevojë të vuani nga uria, por dëgjoni disa këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për dobësim të shëndetshëm dhe në mënyrë të thjeshtë të kurseni kaloritë dhe gradualisht të humbni peshë.

Edhe nëse bëni ndonjë përjashtim të vogël me ndonjë çokollatë të vogël, mos rrini kot, merrni dhe pastroni dritaret dhe në këtë mënyrë do të ekuilibroni kaloritë.

Nëse ruani 150 kalori gjatë ditës kjo do të thotë se për një vit do të humbni 8 kilogramë, e këtë do ta arrini pa ndonjë mund të madh.

Kim Lons, trajnere e fitnesit si dhe udhëheqëse për fitnesin në televizionin amerikan NBC

1. Punoni në kopsht. Rregulloni oborrin dhe barin e mbjellë ujiteni.
2. Shtrijuni në dysheme dhe shikoni TV. Me humbjen e kalorive do të jeni më vital.
3. Përdorni mustardë në vend të majonezës në sandviç.
4. Konsumoni bukë gruri. Por, shmangni miellin e bardhë
5. Shmangni pijet e gazuara. Konsumoni ujë të thjeshtë dhe çaj.

Xhoan Salge Blejk, nutricionisti dhe profesor në universitetin e Bostonit
1. Provoni pastë me perime. Para së gjithash gjatë zierjes, hidhni më shumë perime, e më pak makarona.
2. Derisa jeni duke folur me celular, ecni gjithmonë. Mos rrini shtrirë në shtrat.
3. Më mirë hani fibra, se sa një paketim me çipsa.
4. Shmangni kafetë që janë të kombinuara me krem. Më mirë zgjidhni ato me sasi të shtuar të qumështit.
5. Për fillimin e ditës, konsumoni diçka nga buka e thekrës.

Shaila Sing, mjek familjar, në „Family Medicine Clinic“ në Viskonsin

1. Tejkaloni ëmbëlsirat e mbrëmjes. Në vend të saj freskohuni me disa dredhëza.
2. Vallëzoni në shtëpi për gjysmë ore.
3. Në vend të patateve të fërguara, patatet e zieni në furrë.
4. Rregulloni shtëpinë për gjysmë ore, çdo ditë.

5. Konsumoni oriz të integruar në vend të orizit të bardhë.

Komento