15 minuta ushtrime shtojnë 3 vite jetë

15 minuta ushtrime shtojnë 3 vite jetë

Nëse ushtroni rregullisht së paku 15 minuta në ditë, kjo shpaguhet shumëfish dhe zgjat jetën tuaj për tre vite- thonë ekspertët.

Madje edhe aktiviteti i vogël trupor është i mjaftueshëm për ta zvogëluar rrezikun nga vdekja e hershme për 14 për qind, sikurse edhe reduktimin e sëmurjes nga kanceri për 10 për qind.

Çdo 15 minuta shtesë të ushtrimeve, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme për katër për qind shtesë, sikurse edhe rrezikun për sëmurje nga kanceri për një për qind shtesë.

Shkencëtarët rekomandojnë që personat e rritur të ushtrojnë së paku dy orë e gjysmë në javë, ose 30 minuta në ditë.

Këto të dhëna janë fituar pas hulumtimeve në të cilat janë përfshirë 400.000 njerëz.

One Comment

  1. E pjekim per 10 15 minuta ne temperature 200

Komento