HomeShëndetësi në Shëndetësi Në ditët e sotshme, rritja e nivelit të konsumit të ushqimit, obeziteti, sëmundjet kardi-vaskulare, janë bërë probleme me shumë rëndësi. Arsye të tjera që shkaktojnë sëmundjet e zemrës janë stresi personal dhe ai profesional, mënyra jo të përshtatshme të të ushqyerit dhe dembelizmi, mungesa e një jete aktive. Sëmundjet e zemrës dhe të tensionit të gjakut janë menduar që shkaktohen nga niveli i lartë i kolesterolit. Perimet jeshile Perimet jeshile janë shumë të shëndetshme dhe të dobishme për shendetin tuaj, pasi ato ulin rrezikshmërinë nga kanceri dhe sëmundjet e tjera të zemrës. Proteina soje Në thelb soja merret si sojë gjize, ose mish i grirë. Soya dëshmon të jetë një alternativë e mrekullueshme për mishin e kuq, i cili përmban yndyrë të lartë duke shkaktuar rritjen e kolesterolit. Drithërat Elb, miell, fasule, janë disa nga dritherat të cilat janë një burim i pasur me vitamina dhe fibra natyrale. Përveç kësaj ato përmbajnë dhe kalcium, hekur, vitaminë E, anti-oxidantë, magnez. Nësë perfshini perimet në produktet tuaja ushqimore do t’ju ndihmojë të ruani nivelin e gjakut. Vaj ulliri Konsumimi i vajit të ullirit është një nga produktet ushqimor më të shëndetshëm dhe i dobishëm për zemren tuaj. Përfshirja e vajit të ullirit në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit. Ju mund të zëvendesoni majonezën në sallat me vaj ulliri, ose mund t’a përdorni atë gjatë proçesit tuaj të gatimit. Mollat Besoj që tashmë e keni dëgjuar shprehjen “Një mollë në ditë mban doktorin larg”. Molla ështv shumë e dobishme për parandalimin e mpikjes së gjakut. Mollat mund t’i konsumoni të shoqëruara me drithëra në mengjes, ose si vakt i lehtv gjatë paraditës ose masditës. Domatet Janë një burim mjaft efektiv i vitaminave, sidmos në pastrimin e gjakut. Nësë i konsumoni në mënyrë të rregullt gjatë dietës tuaj, ju do të parandaloni sëmundje të ndryshme të zemres. PrapaPara Tags: perime Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Me pemë dhe perime kundër duhanit Hulumtimi i kryer në Universitetin Bafalo në SHBA sugjeron që konsumimi i pemëve dhe perimeve mund të ndihmojë …
në Këshilla për Prindër Ushqimet më të mirë për vogëlushin tuaj T’i ofroni fëmijës suaj një mënyrë të ushqyeri sa më të shëndetshme dhe të ekuilibruar, i jepni atij të …
në Këshilla të ndryshme Mos hani vetem Sipas dietologve nje pjate spageti me domate te fresketa dhe borzilok, mund te na beje te ndihemi me me mire …