dieta

Konsumimi i ushqimit kur jeni e merzitur ose e stresuar është një veti që ju bën të konsumoni ushqim në mënyrë të pakontrolluar. Sigmund Freud pohon se njerëzit për të kaluar situata emocionale si, mërzitje, stres, depresion, lumturi ose mungesa e seksualitetit, bën që të  shprehin ndjenjat e tyre të irrituara në një konsum ushqimor të pakontrolluar. Kjo ndodhi, shkakton një shtim të shpejtë në peshë, ju shton urinë, duke mos bërë asgjë në lehtsimin e stresit.

Si të dalloni veten që po konsumoni ushqim si pasoje se jeni i/e ndikuar emocionalisht
Ne duhet të jemi në gjëndje të dallojmë se kur na merr uria dhe kur duam të konsumojmë ushqim për qejf edhe, pse ne nuk jemi të uritur. Që të bëni ndryshimin duhet të dalloni se kur ju merr uria dhe si ju merr uria? Në qoftëse ju merr uria dhe dëshironi të konsumoni vetëm një lloj ushqimi si pizza ose patetina, dhe pasi t’i konsumoni këto produkte ushqimore do të ndjeheni keq, atëherë do të thotë që këto ushqime ju i keni ngrënë nga ana emocionale, jo nga ndjesia e urisë. Uria e vërtetë bën që stomaku juaj të kërkojë ushqim që e mbush atë dhe jo ushqime të lehta, të cilat preferohen të konsumohen zakonisht kur jeni nën efektin e gjëndjes emocionale të momentit.

Çfarë e shkakton ngrënien emocionale
Stuhi ndjenjash; kur individi është i ngarkuar nga ndjenjat emocionale qofshin ato të gëzimit apo të hidhërimit, e bëjnë atë që të ketë dëshirë të konsumojë ushqim edhe pse nuk është i uritur.

Presioni nga shoqëria; individi ndikohet shumë për të ngrënë nëse shikon shoqërinë e tij duke ngrënë ushqim. Kjo mund t’a bëjë atë të konsumojë pak e shpesh, duke i shtuar oreksin nga dita në ditë.

Probleme ekonomike; janë një faktor tjeter mjaft stresues që e nxisin dëshiren e njeriut për të konsumuar shumë e më shumë ushqim.

Si të hiqni dorë nga kjo mënyrë e të ushqyerit
Njeriu duhet të mos mbajë mendjen tek ushqimi, të pijë ujë me bollek kur e merr uria, të argëtohet, të dal të pijë një kafe, t’a heqë idenë për të ngrënë sa më shumë ushqim dhe të ndjehet mirë me vetëveten.

One Comment

  1. wow si pa titull cfare eshte kjo ore haha...

Komento