nuk-keni-fat-n-euml-dashuri-ja-p-euml-rse-ju-ndodh-k-euml-shtu_2_hd

nuk-keni-fat-n-euml-dashuri-ja-p-euml-rse-ju-ndodh-k-euml-shtu_2_hdNëse assesi nuk ju shkon për dore që të gjeni dashuri, ndërkaq pas vetes keni radhitur një sërë dështimesh, koha është që të mendoni përse ju ndodh kështu.

Po ju tregojmë cilat janë mendimet e gabuara dhe shkaktarët kryesorë për vetminë tuaj.

Lidhja dashurore do të më bëjë person të kompletuar
Që në fillim duhet patjetër të krijoni marrëdhënie të mira me vetveten, në mënyrë që pastaj të zhvilloni marrëdhënie me personin tjetër. Nëse prisni që dikush tjetër t’jua plotësojë jetën, do të futeni në telashe të mëdha.

Çdo gjë do të jetë ndryshe kur të ndryshojë edhe partneri
Nuk është mirë që njerëzit të kenë vizionin e partnerit ideal dhe të përpiqen që në atë vizion ta përfshijnë edhe personin me të cilin janë bashkë. Mirëpo, kjo nuk shkon kështu, prandaj ekzistojnë vetëm dy opsione: ose ta braktisni partnerin tuaj ose ta pranoni ashtu siç është.

Do të bëhen ashtu siç kërkon partneri
Në marrëdhëniet me partnerin duhet patjetër të jeni vetvetja, në të kundërtën kurrë në mënyrën e përshtatshme nuk do të krijoni lidhje dashurore. Do të vërejë se po shtireni, do t’ju braktisë dhe do të ndiheni të lënduar, sepse e keni mashtruar edhe veten, edhe partnerin.

Është normale që dëshirat dhe qëllimet tona të jenë të njëjta
Është e sigurt se vetë keni konkluduar që keni qëllime dhe dëshira të njëjta. Mirëpo, kur të bindeni se nuk është ashtu, do të jetë shumë vonë.

Partneri patjetër duhet të ndiejë çfarë dëshiroj
Nuk do të thotë se mund të jetë ashtu, sepse me siguri ai nuk do të ketë aftësi telepatike. Ju duhet të dini se çka dëshironi dhe që askush askujt nuk mund t’ia lexojë mendimet. Duhet ta keni gjithmonë këtë parasysh. Kjo është edhe një shpresë e parealizueshme e cila ju krijon vetëm probleme.

Partneri dhe unë e dëshirojmë të njëjtën gjë 
Eh, këtu duhet të keni pjekuri të nevojshme – të hyni në lidhje me kujdes e maturi dhe të mos prisni shumë. Personi tjetër ka të drejtë për dëshirat dhe nevojat e tij mu sikur edhe ju. Përpiquni ta kuptoni me kohë këtë gjë dhe mund të bindeni se a është mu ashtu.

Komento