3 legjendat kryesore të seksit

3 legjendat kryesore të seksit

Legjendat për seksin nuk kanë të sosur, por ne përzgjodhëm 3 më domethënëset dhe më afër realitetit të një mardhënie midis femrës dhe mashkullit.

Përpiquni të kujtoni dy tre herët e fundit kur keni bërë seks dhe përpiquni të kujtoni nëse maja e penisit prekte dicka. Në rast se po, është e mundshme që ju ti keni goditur qafën e mitrës dhe je “i gjatë” për të prekur pikat e saj të nxehta.

1. Legjenda e parë
Gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale

Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet ti shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem tju tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt: “meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, komentojnë psikologët.

Ndoshta sepse femrat janë ende të frenuara nga thënie të vjetra të tipit “vajzat e mira nuk e bëjnë”, gjë që i ndalon të shprehin përpara partnerit ato që dëshirojnë. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejmë njëra- tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjere do tja mbathnin”, paralajmëron Laura Rivolta, seksologe në Milano. Interesante… Por problemi qëndron në pikën se si tja bësh për të qenë në sintoni. Si tja mbushësh mendjen një femre që të ti tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave?

Përgjigjja është e thjeshtë: duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua: asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të të hapet më lehtë. Eshtë e mundshme që ti mund të gjesh një aspekt të ri eksitues tek partneri yt, vetëm nëse ke dëshirë për të folur me të për fantazitë e saj dhe atë çka ajo do ndërsa bëni seks.

2. Legjenda e dytë
Parapërgatitja duhet të zgjasë me orë

Një gjë për të cilën kanë rënë dakort shumica e femrave: ndonjëherë duan ndonjë të shpejtë. Surpriza e një seksi të papritur, në këmbë apo në një vend të pazakontë, është stimuluese për femrat, po aq sa edhe për meshkujt. “Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë.
Dhe ja dhe një tjetër shok: kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. “Kur kemi pyetur meshkujt nga 35 vjeç e lart se cila ishte pjesa më e mirë e një marëdhënieje seksuale, paradoksalisht na u përgjigjën: faza parapërgatitore”, thotë David Quadagno, profesor biologjie në Angli.

Dhe kur kemi pyetur femrat e së njëjtës moshë, janë përgjigjur: raporti”. Kjo varet nga fakti se meshkujt, duke u plakur, kanë nevojë për më tepër stimul që të arrijnë dhe mbajnë ereksionin. Por bën të hidhet poshtë edhe një tjetër legjendë mbi seksualitetin femëror dhe hapen mundësi të reja për ti shtuar eksitim jetës seksuale. “Kur presioni i jetës moderne, zvogëlon dritaren e mundësive seksuale, provoni të eksperimentoni një seks të shpejte, impulsiv dhe rastësor”, sugjerojnë seksologët. Bërja e seksit, nuk duhet të jetë një ngjarje e programuar dhe që të zgjasë medoemos në kohë. Përshembull një çift që ka fëmijë adoleshentë dhe që nuk ka vend për intimitet, mund ta shpëtoje lidhjen duke bërë herë pas here seks në banjo.

Mjafton të hapni dushin, të ndizni ventilatorin që të mos dëgjohen zhurmat e mundshme dhe të bëni dashuri shpejt e shpejt. Dhe që të arrihet të kuptohet se sa e efektshme ka qenë faza përgatitore, disa nga rregullat që meshkujt kujtojnë se dinë për ta dalluar, nuk janë të mjaftueshme. Përshembull lubrifikimi apo mungesa e tij nuk tregon domosdoshmërisht nëse një femër është e gatshme, sidomos me afrimin e menopauzës, kur vagina laget më me vështirësi. Dhe atëherë? Duhet të jeni shumë të kujdeshëm. Ka shumë gjera të tjera që e tregojnë afrimin e orgazmës tek një femër, i ngurtësosen thithkat e gjoksit, i dridhen pupilat dhe këmbët marrin një pozicion të veçantë. Kështu që nuk duhet ti zini besë vetëm ndryshimit të frymëmarrjes.

3. Legjenda e tretë
Përmasat nuk kanë rëndësi

Ndoshta duke u nisur nga e presupozuara ego mashkullore nuk do ta përballoni të vërtetën: personazhe të kotë televizivë dhe ca tipa të tjerë kanë përhapur idenë që përmasat nuk kanë rëndësi. E vërteta është që ato kanë rëndësi, por jo aq sa mund ta mendoni. Janë të shumta femrat që shprehin preferencën për penisin me përmasë mesatare. Sipas mjekëve, kjo preferencë përgjithësisht shpjegohet me shijet personale, që nga ato estetike e deri tek shkalla e kënaqësisë.

Një tjetër fakt: edhe femrat kanë përmasa të ndryshme. Disa e kanë vaginën më të gjatë, të tjerat më të shkurtër. Dhe kështu, nëse një mashkull është i kënaqur që përmamsat e tij janë më të mëdha sesa mesatarja, mund ti qëllojnë femra me vagina më të shkurtra sesa mesatarja. Kjo shtron dy pyetje: si ta kuptoni që përputheni plotësisht?

Dhe çmund të bëni nëse kjo nuk ndodh? Përpiquni të kujtoni dy tre herët e fundit kur keni bërë seks dhe përpiquni të kujtoni nëse maja e penisit prekte dicka.

Në rast se po, është e mundshme që ju ti keni goditur qafën e mitrës dhe je “i gjatë” për të prekur pikat e saj të nxehta. E nëse më pas ajo ankohet për një ndjesi të pakëndshme, ndoshta jeni ca më tepër se “i gjatë”.

Kjo kërkon ca rregullime. Për një penetrim më pak të thellë, është i nevojshëm pozicioni klasik [ti lart, ajo poshtë], mjekët shpjegojnë se ky pozicion funksionon më mirë. E nëse në të kundërt, nuk ke ndjerë asnjë lloj rezistence gjatë lëvizjeve, mund të jesh ca me “i shkurtër” për anatominë e saj.

Komento