4 metoda shtëpiake për të zhdukur aknet dhe shenjat në fytyrë

6

6Kur lëkura lëndohet, indet krijojnë disa forma mbi plagë për ta mbrojtur dhe riparuar atë, mirëpo në lëkurë formohen shenja.

Ju mund të merrni shenja në fytyrë nga ndonjë aksident, pickimi i insekteve, prerjet, puçrrat, djegiet, shpimet, ndërhyrjet kirurgjike apo vaksinat.

Për fat të keq, plagët shkaktojnë edhe një imazh negativ të trupit. Nëse këto shenja janë në vende të dukshme, e sidomos në fytyrë, mund të çojë edhe në humbje të vetëbesimit.

Për fat të mirë, ekzistojnë mjetet medicinale dhe natyrore të cilat mund të reduktojnë ose zhdukin plotësisht, shenjat tuaja në fytyrë e madje edhe puçrrat e aknet, transmeton lajmi.net

Për juve kemi sjellur katër metoda efektive të cilat mund të bëhen në shtëpi, që ju ndihmojnë:

1. Vaji i Ullirit:

Procedura është shumë e thjeshtë. Ndoshta keni vaj ulliri në kuzhinë dhe kështu duhet ta përdorni për ta masazhuar fytyrën ose vendin ku keni shenjë. Pasi ta keni mbaruar masazhin, heqni vajin me një leckë të pastër. Përsëriteni procedurën sa herë që ju mundeni gjatë ditës në mënyrë që të keni rezultate më të mira. Vaji i ullirit është i njohur për pasurinë me vitaminë E dhe i jep shkëlqim, butësi dhe ngjyrë më të mirë lëkurës tuaj.

2. Aloe Vera:

Shtresën e jashtme të aloe verës aplikojeni në lëkurë, butësisht duke e masazhuar në formë rrethore ngadalë. Përsëriteni procedurën dy herë në ditë. Aloe ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale që e bën të jetë trajtues i përsosur për plagët.

3. Uthull molle:

Një copë pambuku zhyteni në uthull dhe aplikojeni në vendet ku keni shenja. Le të veprojë për 10 minuta dhe pastaj lani vendin me ujë. Përsëriteni procedurën në baza ditore për të paktën dy herë në javë.

4. Mjalti:

Aplikoni mjaltin në vendin ku keni shenjë dhe leni brenda natës e në mëngjes lani fytyrën me ujë të ngrohtë. Përsëriteni procedurën për çdo ditë para së të shkojnë për të fjetur. Kështu veproni një ose dy herë në javë.

Këto trajtime nuk do të thotë se gjithësesi i zhdukin plotësisht shenjat në fytyrë, por nuk është e pamundur. Por është e sigurtë që i bëjnë më pak të dukshme ato. Ndërsa efekti i tyre është shumë i madh me puçrrat, shenjat e vogla dhe aknet.

Komento