4 shkaktarët më të zakonshëm të fryrjes së barkut

barku

barkuËshtë normale të ndihesh e fryrë pasi ke ngrënë një tas të madh me ushqime djegëse ose 3 copa nga torta e ditëlindjes.

Por, duhet të dini se pas fryrjes së barkut nuk fshihet vetëm ushqimi. Nëse ndiheni të fryrë çdo ditë dhe stresoheni për këtë, mësoni disa nga shkaktarët më të zakonshëm të saj dhe si mund të parandalohen apo kurohen, kështu nuk do të vuani më nga fryrja e barkut.

Përtypja shpejt Ngrënia shumë shpejtë bën që të thithni më shumë ajër, prandaj ndiheni të fryrë. Përtypeni ushqimin mirë dhe me ngadalë. Gjithashtu mundohuni të shmangni pijet e gazuara pasi ju shkaktojnë fryrje të barkut, dhe në vend të tyre pini sa më shumë ujë,

Disa ushqime të caktuara Ushqime të tilla si: produktet e qumështit, fasulet, ushqimet djegëse dhe të skuqura, brokoli, qepa, lulelakra, ushqimet e pasura me shumë yndyra, mund të shkaktojnë ndjesinë e fryrjes në bark. Të njëjtën gjë shkaktojnë edhe sheqeri dhe pijet alkoolike me sheqer. Përpiquni që këto dy të fundit t’i limitoni sa më shumë.

Ushqimi i fortë Kapsllëku është gjithashtu një shkaktar tjetër i fryrjes në bark, prandaj, që të mos vuani nga ky problem, sigurohuni të merrni 25-30 gramë fibra nga ushqime si fruta dhe perime të freskëta, drithëra dhe fara liri. Pini gjithashtu sa më shumë ujë gjatë ditë. Mosbalancimi bakterial Probiotikët janë të mira për bakteret që jetojnë në trup, por, nëse ka një rritje të bakterit negativ, mund të shkaktohen probleme me sistemin tretës. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni probiotikë (si kosi) që n