40 për qind të karcinomave mund të parandalohen

40 për qind të karcinomave mund të parandalohen

Më shumë se 40 për qind e sëmundjeve kancerogjene është e mundshme që të parandalohen. Ekspertët këshillojnë: ndërprisni duhanin dhe ngrënien e tepërt, kufizojeni konsumimin e alkoolit, ushtroni rregullisht dhe vaksinohuni kundër infeksioneve që mund të shkaktojnë karcinoma.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, karcinoma është përgjegjëse për një në tetë raste të vdekjes nëpër gjithë botën.

Kjo do të thotë që kanceri vret më shumë se AIDS-i, tuberkulozi dhe malaria së bashku. OBSH-ja na paralajmëron që nëse nuk ndërmarrin ndryshime të mëdha në stilin e jetës, shkalla globale e vdekshmërisë do të rritet nga 7.6 milionë këtë vit në 17 milionë deri në vitin 2030.

Ekspertët paralajmërojnë që gati 21 për qind e të gjithë karcinomave vijnë nga infeksionet, si virusi Human Papillomavirus (HPV) (shkakton kancerin e qafës së mitrës) dhe infeksionet me hepatit që shkaktojnë karcinomën e stomakut dhe mëlçisë.

Edhe pse vaksinimi për parandalimin e karcinomave është gjerësisht në dispozicion në vendet perëndimore, ai gati as që ekziston në vendet në zhvillim. Pikërisht nga vendet e varfra vijnë gati 80 për qind e rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i qafës së mitrës.

“Njerëzit të cilët kanë fuqinë e vendimmarrjes kanë rastin edhe obligimin për të promovuar vaksinimin, i cili do të shpëtonte jetët e njerëzve. Autoritetet shtetërore duhen të edukojnë bashkësinë e tyre që me zgjidhje të duhura dhe masa të kontrolluara të reduktojnë rrezikun nga karcinomat”, ka deklaruar Cary Adams nga asociacioni ndërkombëtar për luftë kundër kancerit.

Komento