5 arsye pse nuk keni një jetë të kënaqshme seksuale!

82

Jetesa që bëni, edhe pse e keni të vështirë ta kuptoni, ndikon shumë edhe në performancën tuaj në shtrat.

Zakonet tuaja të përditshme mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në dëshirën tuaj seksuale. Çdo gjë e vogël që mund t’ju duket e papërfillshme, në fakt luan një rol të madh në performancën tuaj në shtrat.

Nëse kohët e fundit keni pasur probleme në jetën tuaj seksuale, ndoshta është koha që të mendoni dhe që të hiqni dorë nga disa gjëra që bëni në përditshmërinë tuaj.

1 – Cigaret janë të dëmshme

Dihet që duhani ndikon për keq në shëndet, por jo të gjithë e dinë se është po aq i keq edhe për jetën seksuale. Nikotina, ashtu si edhe përbërës të tjerë të cigares kanë një ndikim negativ në qarkullimin e gjakut. Studimet kanë treguar se meshkujt që tymosin kanë dy herë më shumë mundësi për të pasur probleme me ereksionin sesa ata që nuk tymosin.

2 – Ulni konsumin e alkoolit

Konsumi i tepërt i alkoolit ndikon për keq në shëndetin seksual. Ai ul libidon te meshkujt dhe te femrat, duke ulur ndjeshmërinë e trupit. Ereksioni vonon dhe bie më shpejt. Ndërsa studime të shumta kanë treguar se në periudhën afatgjatë alkooli çon në impotencë. Nuk është e thënë që të mos pini më fare, por moderoni konsumin. Mjaftojnë dy gota kur dilni me shokët.

3 – Mungesa e ushtrimeve fizike
Të mbash një sistem të shëndetshëm kardiovaskular përmes ushtrimeve fizike është thelbësore për shëndetin fizik. Stërvitja është e domosdoshme për të qenë në formë dhe për të pasur një jetë seksuale të qëndrueshme.
 

4 – Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit ndikon për keq në jetën seksuale. Gjumi është i rëndësishëm në mënyrë që trupi të rekuperohet nga stresi dhe lodhja. Pa gjumë, trupi dobësohet, energjia ulet dhe jeta seksuale do të vdesë ngadalë. Ju duhen të paktën 8 orë gjumë në ditë.

5 – Nuk po hani shëndetshëm
Ngrënia e tepërt çon në shtim në peshë dhe kjo është gjëja që e rrezikon më shumë jetën seksuale të një mashkulli. Kështu që, kujdes me sasinë e ushqimit që konsumoni!