5 gjëra që nuk duhet thënë fëmijës tuaj!

5 gjëra që nuk duhet thënë fëmijës tuaj!

Për shkak të pakujdesisë ose frustracionit, të gjithë ne ndonjëherë themi gjëra për të cilat më vonë pendohemi dhe dëshirojmë që asnjëherë të mos kene dalë nga goja jonë. Fjalët janë si gurët. Nëse një herë i gjuani, nuk mund ti ktheni prapa, kurse ato mund të lëndojnë dikë.

Gjerat qe i thoni femijeve tuaj kanë ndikim të madh mbi formimin e tij/saj si personalitet.
Pothuajse çdo prind ka përjetuar një moment të tillë – të thotë diçka për të cilën më vonë do të pendohet duke e ditur se ajo gjë e ka lënduar, zemëruar ose hutuar fëmijën e tij. Edukata nuk duhet të përfshijë fjalë që mund të sjellin dhimbje. Ja disa punë që nuk duhet t’i thoni fëmiut tuaj:

“Shiko motrën /vëllain/shokun/shoqen tënde”

Nga prindërit që kanë dy ose më tepër fëmijë shumë shpesh mund të ndëgjoni “Shife motrën tënde sa është e mençur dhe e urtë, bëhu pak si ajo”, Shife se si motra jote sa mirë i lidhë lidhëset e këpucëve”.. nëse e bëni dallimin e fëmijes tuaj me vëllain ose motrën e tij, atëherë shkaktoni rivalitet mes tyre, krijoni hapsirë për më shumë konflikt dhe shfaqje të xhelozisë. Edhe nëse në kokën tuaj kalojnë mendime të tilla, mos lejoni ti thoni me zë.
Çdo fëmijë është ndryshe, ka karakterin e tij, temperamentin dhe zhvillohet me tempo të ndryshme. Nëse e krahasoni me ndonjë fëmijë tjetër, ajo i tregon se ju keni dëshirë që të jetë më ndryshe, prandaj jo vetëm që mund ta hutoni, por me atë ndikoni negativisht në vetëbesimin e tij.
“Aman, më lë pak vetëm”

Është shumë lehtë që fëmija juaj t’ju nervozojë dhe më pas ti bërtisni “Mos u bëj i tepërt!, “Mi jep vetëm 5 minuta të pushoj nga ti” ose “Më lej të qetë”. Për shembull, ju flisni në telefon ose mundoheni ti kalkuloni harxhimet e shtëpisë, kurse fëmija juaj për të dhjetën herë ju tregon se çfarë i ka ndodhur me lodrën. Kohë pas kohe, çdo prind ka nevojë për pak hapsirë. Por, përsëritja e këtyre fjalive të ashpra nuk i dërgon mesazh pozitiv fëmijes tuaj dhe i lë mbresa se ju nuk dëshironi të flisni me të dhe t’i dëgjoni problemet e tij.
Kafshoni gjuhën dhe tentoni që t’i përgjigjeni më të qetë. Për shembull: “Mami ka punë tani, do të flasim pas 10 minutave”.
“Sepse unë ashtu them!”

Në pyetjen “Pse?”, prindërit shpesh zgjedhin të përgjigjen “Sepse une ashtu them”, në vend që t’i japin shpjegime të gjata fëmijëve të tyre. Për shembull, fëmija pyet se pse nuk mund të hajë çokolatë para drekës, kurse ju në vend që t’i tregoni se ajo e zvogëlon oreksin.., ju i përgjigjeni me: “Sepse une ashtu thash”.
Fjalët, “Sepse une ashtu them” i dërgojnë mesazhin “Unë jam i madh, ti je i vogël.. Unë kam fuqi, ti nuk ke.. Unë flas kurse ti duhet vetëm të më dëgjosh”. Qëllimi është që fëmija juaj të ketë respekt ndaj jush dhe ndaj asaj që ju thoni, e jo të ju shikojë si ndonjë diktator.
Tregoni fëmijes tuaj se pse i ndaloni që të bëj disa punë dhe pse me fuqi e bëni të bëj punë të tjera.
“Çfarë di ti? Ti je fëmij”

Tek çdo fëmije vjen faza në të cilën ai mendon se di çdo gjë. Kur të mësojnë diçka të re, fëmijët menjëherë dëshirojnë që atë gjë t’ua thuan të gjithë të tjerëve që nuk e kanë dëgjuar. Ndonjëherë edhe mendojnë gjëra, gënjejnë dhe tregojnë informata të gabueshme. Por, nëse ju i thoni, “Ti je fëmij, ende asgjë nuk kupton”, në kokën e tij fillojnë të paraqite mendime si: “Ndoshta me të vërtetë nuk di asgjë dhe jam budalla”. Fëmijët gabojnë, kurse detyra juaj është që ti mësoni dhe arsimoni.
“Prit ta shikoje këtë babai yt, e pastaj do e shohësh!”

Kur fëmijët të gabojnë diçka, është e nevojshme të merreni me situatën menjëherë që fëmija të mund të kuptojë se veprimi i tij i ka shkaktuar pasojat e padëshiruara. Për shembull: nëse vajza/djali juaj fillojnë të grinden, ju menjëherë duhet ta këshilloni, dhe mos të prisni partnerin tuaj të kthehet nga puna. Përveç asaj, kanosjet e tipit “Prit deri sa të kthehet babi yt ” lindin frikë dhe ankth tek fëmija.
Dhe për në fund, ky lloj i disiplinës e ulë autoritetin tuaj dhe i dërgon mesazh fëmijeve se juve duhet të ju dëgjojë më pak, kurse babain më shumë.

Komento