5 hapa për prindërim të qetë kur fëmija del jashtë kontrollit

bebe

bebeA duam që fëmijët të gjejnë tek ne mikun e tyre më të mirë, të na besojnë dhe të na tregojnë për veten e tyre?

Për t’a arritur këtë ne duhet t’u japim atyre një zë për të folur. Bebja.com sjell 5 këshilla nga ekspertja e edukimit Rachel Macy Stafford, autore librash për fëmijë.

Ofroni vëmendjen tuaj, kur ata flasin me ju
Duke e parë në sy ju pohoni se ju e vlerësoni mendimin e tyre, pa marrë parasysh sa i vogël është. Kjo siguron edhe një bazë dhe një ftesë për biseda më të vështira kur ata rriten.

* Këshillë: Nëse ditët e tua janë plot dhe ju nuk mund të jepni vëmendjen tuaj të pandarë sa herë që fëmija juaj flet, sigurohuni që ka një kohë të ditës, kur ju mund ta dëgjoni atë. Mund ta bëni këtë pasi vijnë nga kopshti apo shkolla ose kur jeni në shtrat para se të flejë.

Respektoni fjalët e tyre
Ndoshta atyre u merr pak kohë për t’i shprehur mendimet e tyre me fjalë. Është në rregull; ju nuk keni pse t’a përfundoni fjalinë, lëreni ta bëjnë vetë. Ndoshta mendimi i tyre është krejtësisht pa lidhje. S’ka pse të jetë gjithmonë “e drejtë”. Duke u dhënë atyre kohë dhe hapësirë për të ndarë atë që është në zemrat e tyre, ju jeni duke forcuar zërin e tyre.

Le të flasin për veten e tyre kur është e mundur
Kur fëmijët e mi kanë diçka për të treguar për trajnerin, kamerierin, apo nëpunësin e shitjes, unë së pari i lë që të praktikojnë atë që ata duan të thonë dhe pastaj i inkurajoj të flasin për veten e tyre. Unë kurrë nuk do ta harroj kur në një takim mes mësuesve dhe prindërve kur mësuesja pyeti nëse keni ndonjë shqetësim, vajza ime me zë të ulët tha se ajo donte të ndihmonte shokët e klasës, por në klasë ishte një nxënës, i cili e bënte atë të ndihej shumë në siklet. Mësuesi tha: “Unë të kuptoj” ndërsa unë ndjeva mrië qëse fëmija im ishte në gjendje për të shprehur këtë ndjenjë të saj dhe bëri një përpjekje për të mbrojtur veten.

Lëreni të jetë ekspert i diçkaje
Kur vajza ime ishte më e vogël se 4 vjeç, unë nuk po gjeja dot makinën në një parking qëndre tregëtare dhe kishin frikë se ishte vjedhur. Ajo shpejt theksoi se ne nuk ishim në seksionin e duhur dhe më tregoi rrugën. Atë natë, unë e pagësova atë si “eksperte e parkingut” dhe ajo rrezatoi. Ajo është 10 tani dhe ende thërret, “Mos u shqetësoni! Më kujtohet ku e kemi parkuar! “Ajo është gjithashtu “ekpsertja e emrave” në familjen tonë, sepse gjithmonë i mban mend emrat e njerëzve. Unë gjithashtu e caktova atë “eksperte të muzikës”, sepse ajo e di se si të akordojë dhe të luajë me instrumentet e saj, si dhe të këndojë bukur. Duke i lënë ata të bëjnë gjëra, u jep atyre besimin për të shprehur aftësitë dhe diturinë e tyre.

Merrni frymë para se të përgjigjeni kur informacioni që iu dha është shqetësues
Kur fëmijët të përshkruajnë një informacion tronditës ose rrëfejnë për një gabim që kanë bërë, merrni një pushim disa sekonda dhe provoni këtë përgjigje: “Faleminderit që ma besuat mua këtë. Ju keni bërë gjënë e duhur duke ma thënë mua”. Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni apo se sa doni që t’a qortoni, një shpërthim i juaji i paqëndrueshëm mund të mbyllë komunikimin në të ardhmen me fëmijën tuaj. “Faleminderit që ma besua