5 këshilla për vetulla të plota dhe qerpikë të dendur

5 këshilla për vetulla të plota dhe qerpikë të dendur

5 këshilla për vetulla të plota dhe qerpikë të dendurGjithë ato femra që kanë vetulla të holla dhe që pavarësisht toneve të errëta që ju japin, apo heqjes me kujdes, nuk kanë vetulla të plota, ka disa gjëra që duhet të dinë. E njëjta gjë vlen edhe për qerpikët.

Qendra spanjolle e dermatologjisë, Instituto Madrileño de Dermatología y Estética (IMDE), rendit disa këshilla për të pasur vetulla më të bukura dhe qerpikë më të dendur.

Hani 6 bajame në ditë. Janë të pasura me vitaminë E, dhe ushqejnë më së miri qerpikët dhe vetullat. Ndër të tjera përmbajnë edhe polifenol, një antioksidant që parandalon rënien e tyre.

Vaji i ullirit ndihmon në forcimin e vetullave dhe qerpikëve për shkak të prezencës së madhe të vitaminës E, që lufton plakjen dhe dobësimin e tyre.

Fasulet, janë të pasura me hekur, zink dhe vitamina të grupit B. Këto elementë garantojnë forcim të qerpikëve dhe vetullave si dhe i ushqejnë duke iu dhuruar më shumë shkëlqim.

Brokolit përmbajnë keratinë, e cila i bën qerpikët dhe vetullat më të shëndetshme dhe më të bukura.
Avokado. Studime të ndryshme pretendojnë së ngrënia e gjysmë avokadoje në ditë, garanton marrjen e afro 20 vitaminave dhe kripërash minerale. Gjithë këto vitamina janë ideale për të pasur qerpikë dhe vetulla më të dendura

Komento