5 këshilla si ta bëni tualetin të përshtatshëm edhe për fëmijët

Prinder dhe femije

Prinder dhe femijeJa disa këshilla si ta bëni tualetin e shtëpisë sa me praktik dhe tërheqës për fëmijët tuaj te vegjël.

Tualeti mund te jete edhe një zone e “rrezikshme” për fëmijët tuaj te vegjël. Ata mund te rrëshqasin apo edhe te pengohen. Ja disa këshilla si ta bëni atë sa me praktik dhe tërheqës për ta.

Bëjini gjerat sa me te thjeshta

Ndërkohë qe jeni duke pritur një fëmijë, duhet te mendoni te përshtatni edhe tualetin tuaj. Mendoni te vendosni atje një vaske te vogël si dhe një tavoline për ta ndërruar beben. Shpesh nenat e bëjnë larjen e fëmijëve ne dhomën e gjumit, por ne fakt kjo nuk është dhe shume e përshtatshme. Me pas me kalimin e muajve dhe viteve, vendosni një kolltuk te vogël pranë vaskës suaj te madhe ne mënyrë qe fëmija te mësohet pak nga pak me idenë.

Merrni masat e sigurisë

Vendosini derës një dry ne mënyrë qe fëmija juaj qe sapo ka filluar te ece mos dale jashtë. Kur ta lani fëmijën, hapni fillimisht ujin e ftohte e me pas atë te ngrohtin. Lëkura e tyre është shume e ndjeshme. Se fundmi për te shmangur rrëzimet e tij, vendosni tapete qe nuk rrëshqasin sidomos pranë vaskës.

Përshtatni mobiliet

Nëse fëmija juaj nuk arrin dot deri tek lavamani, mendoni te vendosni një platforme druri te palëvizshme qe ai te hipe atje. Mund te vendosni edhe ndonjë mobilie te vogël ne mënyrë qe ai te vendose lodrat.

Luani me ngjyrat

Nëse keni një fëmijë te vogël ne shtëpi e mira është te preferoni ngjyrat e theksuara dhe te këndshme për ta. Një zgjidhje jo dhe shume e shtrenjte do ishte vendosja e një perdeje dushi me kukulla. Kjo do e tërheqë me shume fëmijën tuaj dhe ai do qëndrojë pa problem ne tualet.

Kujdesuni për dekorin

Vendosni disa lodra pranë vaskës dhe neper mure varni ndonjë pikture qe fëmija juaj pëlqen.

Komento