5 mënyra për ta zgjuar lëkurën e lodhur

5 mënyra për ta zgjuar lëkurën e lodhur

Nëse jeni duke punuar shumë, kalendari juaj është i tëri i mbushur, ose sapo keni lindur, atëherë e kuptoni se sa sfiduese është të zgjoheni herët çdo mëngjes.

Imagjinoni se si ndihet lëkura juaj – gjatë këtyre pjesëve më të ngarkuara të muajit. Si pasojë e stresit mund të ju shfaqen aknet, rrudhat, thatësia, ose yndyra e tepërt në lëkurë. Ja disa këshilla për t’i evituar ato:

1. Mbajeni pastër

Asnjëherë mos shkoni në shtrat pa e pastruar tërë grimin nga fytyra. Pasi ta eliminoni grimin, pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë, kjo i ndihmon çlodhjes dhe e relakson lëkurën.

2. Flini gjatë natës

Mungesa e gjumit mund të ndikojë, më shumë se që ju mund të mendoni, në pamjen tuaj, duke ju bërë të dukeni më e moshuar. Një gjumë i rehatshëm, do të thotë lëkurë e çlodhur.

3. Përdorni hidratues

Kremrat me bazë hidratuese e mbajnë lëkurën të freskët dhe e bëjnë atë më imune ndaj streseve ditore. Duke e hidratuar atë, do t’ia rritni elasticitetin, e në të njëjtën kohë edhe shkëlqimin.

4. Pini sa më shumë ujë

Hidratimi i lëkurës nëpërmjet kremrave mund të jetë shumë i efektshëm, por asnjëherë nuk e zëvendëson ujin. Uji është jo vetëm i shëndetshëm, por edhe shumë efikas në arritjen e një pamjeje rinore të lëkurës suaj.

5. Ushqehuni si duhet

Ushqimi i duhur do t’i ndihmojë lëkurës. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura me vitaminat A, C , B dhe E. Ushqyeshmëria e duhur, jo vetëm që do ta bëjë të duket e shëndetshme, por edhe rrezatuese.

Komento