5-së mënyra për luftimin e rrudhave

5-së mënyra për luftimin e rrudhave

5-së mënyra për luftimin e rrudhaveAskush nuk e dëshiron plakjen, ndonëse të gjithë dëshirojmë të jetojmë gjatë. Si rrjedhojë, shumica e femrave anekënd botës vazhdimisht kërkojnë këshilla të ndryshme për parandalimin e rrudhave dhe shenjave të tjera, që simbolizojnë plakjen.

Më poshtë jua kemi sjellë disa këshilla të rëndësishme në këtë aspekt, që me shumë gjasë nuk i keni dëgjuar.

1. Shmangni ushqimet me shumë kalori!

Konsumimi i tepërt i ushqimeve që përmbajnë shumë kalori ka ndikim të madh, jo vetëm në peshën tuaj, mirëpo edhe në lëkurën dhe shfaqjen e rrudhave. Andaj, është shumë e rëndësishme që t’i shmangni ushqimet e tilla, nëse mëtoni të mos dukeni më e vjetër sesa që jeni në të vërtetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Ndryshoni produktet që i përdorni!

Përdorimi i produkteve të ndryshme për zbutjen e lëkurës së fytyrës shumë shpesh mund të ketë efekt të kundërt, andaj, rekomandohet që, nëse mëtoni ta shmangni plakjen e parakohshme, të konsultoheni me dermatologun për produktet tuaja. Ka mundësi që ju nevojitet një ndryshim radikal i llojit të produkteve që përdorni.

3. Shmangni pajisjet elektronike!

Sipas një studimi të bërë së fundmi, përdorimi i tepërt i celularit të mençur apo pajisjeve të tjera me ekran, luan një rol të madh në procesin e plakjes. Andaj, nëse jo për diçka tjetër, për hir të lëkurës së fytyrës suaj, shmangni përdorimin e tepërt të pajisjeve elektronike.

4. Konsumoni ushqime të ngrira!

Ndonëse mund të tingëllojë paradoksale, ekspertët rekomandojnë që, nëse nuk keni mundësi të blini pemë e perime, për të cilat jeni të sigurt që janë të freskëta, më mirë është të konsumoni pemë e perime të ngrira. Kjo për faktin se, sipas tyre, pemët dhe perimet e ngrira përmbajnë sasi më të madhe të vitaminës A dhe C si dhe të antioksiduesve, sesa pemët dhe perimet që qëndrojnë për ditë të tëra në dyqan, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Pini kafe!

Sipas një studimi të bërë në Japoni, konsumimi i kafeinës, pra, kryesisht kafesë, luan një rol të rëndësishëm në luftimin e shenjave që shfaqen si pasojë e ekspozimit ndaj diellit. Janë pikërisht këto shenja që bëjnë të dukeni më te vjetër.

Komento