5-së rregulla të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

5-së rregulla të cilat do t'ju ndihmojnë të humbni peshë

Pini një gotë ujë para secilës shujtë

“Njerëzit thjesht nuk e bëjnë këtë, ndërsa bëhet fjalë për një gjë të rëndësishme për humbje të peshës. Duhet të pini një gotë të madhe me ujë sapo të zgjoheni në mëngjes, e më pas para secilës shujtë.

Kjo do ta ndihmojë sistemin e tretjes dhe metabolizmin, do të ndiheni më të ngopur para se të keni ngrënë, ndërsa është mirë edhe për lëkurën tuaj”, thotë Bob Harper, i cili deri tani ka ndihmuar një numër të madh të njerëzve për të humbur peshë.

Hani kafjall të vërtetë

Ajo që kam mësuar derisa kam punuar në emision është se njerëzit të cilët duan të humbin peshë, zakonisht nuk hanë kafjall. Kjo nuk është mirë, për arsye se organizmi mban të gjitha yndyrat dhe metabolizmi ngadalësohet”, thotë Bob. Për kafjall konsumoni drithëra, që janë burim i shkëlqyeshëm i karbohidrateve komplekse dhe fibrave, jogurt për proteina dhe pemë me kokrra të kuqe, të cilat janë të pasura me antioksidues dhe fibra.

Konsumoni proteina gjatë secilës shujtë

Kur konsumoni proteina, jeni të ngopur për një kohë më të gjatë, ndërsa ato do t’ju ndihmojnë të digjni më shpejt dhjamin. Bob rekomandon mishin e pulës, peshkut dhe atë të gjedhit.

Një ditë pa mish

Mësohuni me rutinën që një ditë në javë të mos hani fare mish. Përpiquni që përfshini burime natyrale të proteinave, siç janë fasulja e zezë dhe thjerrëzat.

Hani perime

“Njerëzit frikohen kur duhet të hanë perime, por kjo gjë nuk është e nevojshme. Ka aq shumë opsione, pothuajse secilën perime mund ta hani sa të dëshironi dhe nuk keni nevojë të numëroni kaloritë, ato janë shumë ushqyese dhe të pasura me fibra”. Bob rekomandon provimin e erëzave të reja dhe mënyrave të ndryshme të përgatitjes së perimeve, siç është pjekja e tyre për ta theksuar shijen.

Komento