5 ushqimet që ndihmojnë të mbetësh shtatzanë

5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzane

5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzaneJeni njëra nga ato që po provoni të mbeteni shtatzanë dhe nuk I’a arrini, e pyesni si të mbetëm shtatzanë? Këtu në këtë artikull do të lexoni për top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat që të mbeteni shtatzënë. Shih dhe gjej këto ushqime të cilat kanë shije të mirë e gjithashtu ndihmojne trupin të arrij kushtet për krijimin e një bebe, pasi që kjo (shtatzania) është ajo që dëshironi.

1. Dritherat e plota

S’ke nevojë të shmangesh karbohidratet, vetëm thjeshtë të bësh zgjedhje të duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plotë, orizi i kafenjtë, buka e misrit dhe qulli tërshëres nuk ndikojnë në insulinë dhe sheqer të gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhë, etj). Dhe çfarëdo që është e mirë për funksionin e insulinës është e mirë edhe për pjellshmëri (shtatzania).

2. Proteina nga bimët

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim të pjellshmërisë, diçka që proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë të bëhesh vegjetarian por provo të kufizosh mishin në porcione të vogla.

3. Produktet nga qumështi

Ndoshta e ke vështirë të mendosh për qumështin e plotë, kosin e plotë, e bile edhe akulloret si ushqime që shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë të mbeteni shtatzanë, por një studim i bërë në Harvard ka zbuluar se gratë që konsumonin këto ushqime kishin me pakë probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një materie ushqyese e rëndësishme e pjellshmërisë. Studiuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një sherbim në ditë mund të ndihmoj të kompozosh kaloritë shtese diku tjetër në dieten tuaj.

4. Fruta dhe perime të freskëta

Ku t’ia fillojme se sa të shëndetshme dhe rëndësishme janë frutat dhe perimet për pjellshmërinë? Para se gjithash, ato janë përplot me antioksidues të cilët promovojnë shëndet të përgjithshem dhe re-produktive. Plus shumë fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrike të tjera, dredhëzat dhe perimet me gjethe të gjelbra – janë përplot me folatë një materie ushqyese e rëndësishme me të cilen duhet të mbusheni para shtatzanisë që të parandalosh defektet e lindjes.

5. Yndyrat e mira: Gjysme të ngopura, acidet yndyrore omega-3

Thuaj ‘jo’ yndyrave të ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysmë të ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund t’i gjesh ato? Në avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime në gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve në përmirësimin e pjellshmërisë. Me rëndësi është që t’i bësh këto ushqime pjesë të dietës tuaj që të shtosh gjasat për të mbetur shtatzanë.

Burimi: infoalbania.org

Komento