6 arsye për të bërë seks në mëngjes…

6 arsye për të bërë seks në mëngjes…

6 arsye për të bërë seks në mëngjes…Do të jeni të lumtur gjatë ditës
Njerëzit që zgjohen me seks në mëngjes janë të ndjekur me një humor të mirë gjatë gjithë ditës. Kënaqësia seksuale dhe orgazma, liron nga trupi endofrinën e cila është “fajtore” për intensifikimin e lumturisë suaj. Ndoshta kolegët do t’ju pyesin se, cili është sekreti i fshehur i buzëqeshjes në fytyrën tuaj, përpiquni mos ta zbuloni atë.

Do të gëzoni imunitet më të fortë
Seksi i mëngjesit përmirëson shëndetin duke përmirësuar imunitetin tuaj. Sipas sondazheve të fundit, seksi i mëngjesit rrit nivelin e imunoglobinit A (lgA), antitrupat i cili lufton ftohjen dhe infeksionet tjera.

Do të merni dozë të re adrenalini
Seksi i mëngjesit rrit nivelin e tajitjes së adrenalinës dhe i jep intensitet përvojës seksuale.

Nuk ka nevojë për paralojë
Ai tani është i gatshëm për aksion. Ndërsa partneri është duke fjetur, ai akumulon testosteron dhe nivelet e larta të testosteronit janë shkak për dëshirën e madhe për seks. Kështu që në mëngjes nuk duhet të humbni kohë për paralojë, sepse ereksioni i tij do t’ju bind se është i gatshëm.

Ju bën më të bukur
Seksi i mëngjesit rrit nivelin e estrogenit i cili përmirëson tonin e lëkurës dhe flokëve. Mendoni sikur parukerja juaj t’ju jepte një kozmetik falas e cila ju jep një shkëlqim natyral të shëndetshëm gjatë ditës. Fytyra juaj do të shëndrit për bukuri ndërsa flokët do t’ju shkëlqejnë.

Ju afron në mënyrë intime me partnerin
Seksi kontribuon në tajitjen e oksitocinit, hormonit të afrimit (bashkimit). Partnerët të cilët zgjohen me “lojë” ndër çarçafë ndjehen mirë.

Komento