6-të mënyra për të humbur pesë kilogramë

6-të mënyra për të humbur pesë kilogramë

Të humbni nga një kilogram për javë, duhet të shkrini 500 kalori brenda ditës. Kjo do të thotë se duhet të konsumoni më pak, por të shpenzoni kalori më shumë.

1. Mos e mashtroni veten

Ekspertët kanë ardhur në përfundim se personat që shkupjanë gjithçka që kanë konsumuar, shumë më lehtë humbin në peshë, në krahasim me ata që nuk bëjnë një gjë të tillë. Fshehtësia e kësaj mënyre është se ndaloni veten tuaj të dërgoni në lukth gjithçka që ju vjen në dorë. Është e lehtë t’i harroni katër çokollatat që i keni konsumuar teksa po prisnit kafenë.

 

2. Mos lini anash zamrat

Mes shujtave, konsumoni zamra, sepse nëse për një kohë të gjatë nuk konsumoni gjë, niveli i sheqerit shpejt bie. Më pas ju do të konsumoni diçka që liron glukozën, e këto janë ëmbëlsirat. Hulumtimet më të reja kanë treguar se zamrat më cilësore janë pemët dhe perimet, por edhe bademi dhe arrat.

3. Mësoni të llogarisni kaloritë

Mënyra më e mirë dhe më e lehtë që t’i shkrini 500 kalori brenda ditës është që 250 t’i shkrini me ushqim, e 250 të tjera me ushtrime. Shmangni keksët për zamër dhe konsumoni një gotë verë në ditë. Çdo ditë shëtisni gjysmë ore, por me ecje të shpejtë dhe kurrë mos përdorni ashensorin.

4. Edhe pijet llogariten

Shpesh mendojmë se kaloritë që konsumojmë përmes pijeve të ndryshme nuk llogariten. Lëngjet e pemëve ndoshta janë të mira për shëndetin, por kanë të njëjtin numër të kalorive, sikurse edhe pijet e gazuara. Nëse nuk mundeni pa lëngje, konsumoni ujë.

5. Ushqimet e gatshme posedojnë shumë kalori

Hiqni dorë nga ushqimet e gatshme dhe sa herë të keni mundësi vetë gatuani shujtat tuaja. Ushqimet shtëpiake posedojnë rreth 400 kalori më pak se sa ato të blera apo ato që konsumoni nëpër restorante.

6. Shmangni ëmbëlsirat

Me gjithë mënyrën e mirë të të ushqyerit, prapë nuk mund t’i harroni ëmbëlsirat, ndoshta ka ardhur koha t’i harroni ato në përgjithësi. Nutricistët pajtohen se dëshira për ëmbëlsirat humb nëse nuk i përdorim fare. Por, nëse nuk mund t’i hiqni qafe tërësisht, brenda ditës ndani 150 kalori për 30 gramë çokollatë.

Komento