6-të sekrete të vogla për të rritur fëmijë inteligjentë

femijetinteligjente

femijetinteligjentePër të stimuluar inteligjencën e të vegjëlve tuaj mjaftojnë disa truke të vogla. Ja se cilat janë ato sipas sajtit amerikan babycenter.com. Mos i humbisni!

Për të zhvilluar kompetencat gjuhësore, flitini sa më shumë të mundni
Pjesa më e madhe e fëmijëve nga 18 muajsh deri në 2 vjeç mëson një fjalë të re për çdo javë. Sipas gazetares amerikane “Tracy Cutchlow”, gjithashtu dhe autores së librit “Brain Rules for Baby”, sa më shumë t’i flasë një mama fëmijës së saj, aq më shumë mëson ai. Cutchlow u rekomandon mamave se kur janë me fëmijët duhet t’u tregojnë atyre gjithçka që bëjnë (sidomos në ambientin e shtëpisë), në këtë mënyrë fëmija ekspozohet ndaj një varieteti të ndryshëm fjalësh. Një këshillë tjetër është ajo e të lexuarit të librave dhe ndërkohë që e bëni këtë, është mirë të bëni zëra të ndryshëm për çdo personazh. Ai që në fakt nuk e ndihmon zhvillimin e gjuhës është televizioni. Dialogët te kartonët e animuar janë shumë të shpejtë për t’u deshifruar nga një fëmijë, ndërkohë që është një komunikim jo interaktiv. Fëmijët, për të kuptuar kanë nevojë për të ndërvepruar me të rriturit, vetëm kështu mësojnë në mënyrë efikase.

Mësojini të njohin emocionet
Inteligjenca emocionale është njohja e emocioneve personale; ky është një “fakultet” thelbësor për zhvillimin e fëmijës.

“Zhvillimi i inteligjencës emocionale është i rëndësishëm për zhvillimin njohës dhe social”, thotë Ross Flom, profesori i asociuar i psikologjisë dhe i neuroshkencës pranë Universitetit Brigham Young, Utah. Detyra e prindërve është ndihma ndaj të vegjëlve për të inkuadruar situatat dhe për të njohur emocionet që provojnë. Për shembull, nëse fëmija juaj përplaset gabimisht prej një fëmije tjetër dhe bie, ju duhet t’i shpjegoni menjëherë se e gjithë kjo që ndodhi ishte një aksident dhe se ai nuk duhet të nevrikoset, edhe pse i vjen keq për atë që ndodhi. Nuk është faji i askujt.

Luani me antonime: do të bëhet fëmijë i zoti në matematikë
Tracy Cutchlow sugjeron dy lojëra për t’i bërë me fëmijët tuaj në mënyrë që t’i mësoni atij të kontrollojë impulset. Një është loja me antonime: merrni një seri imazhesh të thjeshta dhe tregojani fëmijës dhe pyeteni atë për subjektin e nënkuptuar. Për shembull: nëse i tregoni një vizatim të diellit, i vogli duhet të thotë natë ose ditë. Një tjetër lojë është ajo e ritmit. Ju i bini një herë tamburit (ose diçkaje të ngjashme) dhe fëmija juaj duhet t’i bjerë dy herë. Kontrollimi i impulseve është një aftësi e lidhur me kompetencat matematike dhe ky është çelësi për të zhvilluar funksionet ekzekutive të trurit, aftësi që lejojnë planifikimin, fiksimin e objekteve dhe përqendrimin. Funksionet ekzekutive janë një parashikues i suksesit akademik.

Për t’i zhvilluar kreativitetin, realizojini një dhomë gjumi që favorizon imagjinatën
Për të favorizuar krijimtarinë natyrale të fëmijës, është e nevojshme të krijoni një ambient që favorizon imagjinatën, shpjegon John Medina, autori i “Brain Rules for Baby”. Kjo nuk do të thotë ta mbushni dhomën plotë e përplot me modelet e fundit të lojërave. Një kuti bosh dhe një kuti me shkumësa me ngjyrë mund të jenë lodrat më të mira mbi tokë.

Vlerësoni përpjekjet dhe jo fëmijën
Studimet demonstrojnë se fëmijët shkojnë më mirë në shkollë kur në shtëpi prindërit lavdërojnë përpjekjet dhe jo aftësinë e tyre. Kështu që, në vend që të thoni: “Ishe shumë i zoti/e zonja që e bëre mirë detyrën”, është e nevojshme të thoni: “Duket se ke punuar shumë për këtë detyrë!”. Vëmendja do të përqendrohet mbi atë që fëmija ka bërë më shumë sesa rezultati dhe kjo i ndihmon fëmijët që ta lidhin punën e fortë me suksesin. Cutchlow shpjegon se, në këtë mënyrë fëmijët rriten me një “mentalitet përmirësimi” që do të thotë se ajo që dëshirohet mund të realizohet. “Ndërkohë, fëmijët me një ‘mentalitet përmirësimi’ kanë tendencë të kenë një sjellje pozitive kundrejt dështimeve. Nuk demoralizohen nga gabimet. Thjesht i konsiderojnë si probleme për t’u zgjidhur e për të vazhduar përpara”.

Mësojani gjërat e reja duke i drejtuar gishtin, sepse ashtu kuptojnë edhe më shumë
“Pas nëntë muajve, fëmijët fillojnë të ndjekin gishtin tuaj për të kuptuar se për çfarë e keni fjalën”, thotë Flom. Një studim tregon se fëmijët e mësojnë më shpejt gjuhën nëse fiksohen në një objekt, për shembull te tavolina, ndërkohë që thuhet fjala përcaktuese.

Komento