7 gabime të përditshme të rrezikshme për shëndetin

7

7Dushet e shpeshta dëmtojnë dhe thajnë lëkurën dhe e bëjnë më të ndjeshme ndaj infeksioneve, ndërsa lagia e brushës për dhëmbë para larjes së tyre lëngëzon efektin e pastës për dhëmbë, transmeton koha.net.

Shprehitë ditore, beninje në shikim të parë, kanë ndikim të keq në shëndetin tonë, përcjell Daily Mail, transmeton koha.net.

Gabimi nr. 1: dushet e shpeshta

Preokupimi modern me higjienën personale mund ta dëmtojë lëkurën tonë, ndërsa dermatologu Nick Lowe konsideron që ky është një nga shtatë gabimet ditore të cilat e kërcënojnë shëndetin. “Shumica e njerëzve lahen tepër shumë. Uji në kombinim me sapunin dëmton lëkurën, çka rezulton me thatësi, pëlcitje, madje edhe me infeksione. Për shumicën prej nesh, nuk ka nevojë të lahemi çdo ditë, thotë Lowe. Nëse tmerroheni nga opsioni për të mos u pastruar çdo ditë, merrni një sfungjer dhe freskohuni lehtazi. Nëse keni prirje për lëkurë të thatë, në vend të sapunit, përdorni xhel ose kremra që përmbajnë vaj, konzervanse që nuk e dëmtojnë lëkurën tuaj.

Gabimi nr. 2: tetë orë gjumë

“Tetë orë gjumë i fortë është “konvenca moderne” e cila vetëm sa ju bën edhe më të lodhur. Kemi zhvilluar modele apo forma shumë fleksibile gjumi, duke përfshirë dremitjen ditore, e cila mund të jetë mjaft e dobishme”, thotë profesori universitar, Jim Horne.

Vetëm 15 minuta dremitje mund të jenë po aq efikas sa një orë më shumë gjatë natës, thotë Horne.

“Qindra vjet më parë njerëzit para darkës kanë fjetur rreth dy orë. Pas kësaj kanë pasur tubim dhe shoqërim me familje dhe miq, dhe kanë shkuar për të fjetur rreth mesnatës. Kanë pasuar tri-katër orë gjumë të pandërprerë para lutjes së hershme në mëngjes”, shpjegon Horne gjumin e ndarë në mënyrë ideale.

3. Gabimi nr. 3: shpëlarja e gojës pas larjes së dhëmbëve

Shpëlarja e gojës menjëherë pas larjes së dhëmbëve e lan shtresën mbrojtëse të fluorideve të cilën e krijon pasta për dhëmbë. Prandaj do të ishte mirë të shmangni çfarëdo lëngu të paktën gjysmë ore pas larjes së dhëmbëve, paralajmëron stomatologu Phil Stenmer.

“Mos e lagni brushën me ujë para se t’i lani dhëmbët, sepse kjo mundet të lëngëzojë efektin e pastës për dhëmbë. Ka mjaft lagështi në gojën tuaj edhe pa shtuar ujë,” thotë Stenmer.

Bëni ç’të doni, por mos i lani dhëmbët menjëherë pas ushqimit, sepse kështu më lehtë acidet dhe sheqernat e dobësojnë smaltin në dhëmbë, para se ai të forcohet pas një kohe.

“Më mirë do të ishte t’i lani dhëmbët para ushqimit, dhe pastaj gojën ta shpërlani pas ushqimit”, thotë Stenmer.

Gabimi nr. 4: ulja në WC

WC-të moderne janë të këqija për njerëzit, sugjeron hulumtimi i kohës së fundit në Izrael. Sifoni për ulje cuc është pozitë shumë më e natyrshme për njerëzit dhe kërkon më pak angazhim, dhe po ashtu zvogëlon rrezikun nga problemet me zorrë të trashë, siç janë hemorroidet dhe divertikuloza.

”Nëse njerëzit kanë probleme me jashtëqitjen, derisa rrinë ulur në guaskë do të ishte mirë që të vënë diçka nën këmbët e tyre, sepse në këtë mënyrë simulojnë uljen cuc dhe reduktojnë tendosjen”, thotë gastroenterologu Charles Murray.

Gabimi nr. 5: pastrimi

Hulumtimet e kohës së fundit kanë treguar që njerëzit të cilët pastrojnë shtëpinë kanë tension dukshëm më të lartë të gjakut se ata të cilët këtë gjë ua kanë lënë partnerëve. Rezultatet kanë treguar që kjo nuk është për shkak të ngarkesës, por stresit të shtuar, të cilin e shkakton pastrimi. Po ashtu studimet sugjerojnë që përdorimi i produkteve për pastrim të shtëpisë rrit rrezikun nga zhvillimi i astmës dhe kjo ndodh madje gati në çdo të shtatin rast.

Gabimi nr. 6: frymëmarrja e gabuar

“Si fëmijë të gjithë kemi marrë frymë nga barku ynë, i cili e përdor tërë kapacitetin e mushkërive tona. Por sa më të vjetër bëhemi, gjithnjë e më shumë marrim frymë në mënyrë joefikase duke përdorur mushkëritë. Kjo do të thotë që ajri i vjetruar mbahet në fund të mushkërive tona,” thotë psikoterapeuti Neil Shah. Pasi që mushkëritë tona kanë kapacitet të kufizuar, kjo nënkupton që ajri i freskët nuk vjen në pjesën e tyre të poshtme, dhe kjo është pjesa më efikase për këmbimin e gazrave dhe oksigjenit në gjak.

Fatmirësisht, frymëmarrja e drejtë mund të ushtrohet përsëri.

“Frymëmarrja duhet të jetë ritmike dhe e rregullt, mes 12 dhe 20 frymëmarrje në minutë, me një pauzë të shkurtër në mes marrjes dhe lëshimit të ajrit,” ka thënë Shah.

Gabimi nr. 7: relaksimi pas darkës

Pas një dite të lodhshme të gjithë mezi presin një darkë të shpejtë dhe relaksimin në kauç para shkuarjes në shtrat.

“Nëse jeni joaktiv gjatë darkës apo hani para gjumit, trupi juaj me siguri ushqimin do ta shikojë si yndyrë,” thotë nutricionistja Claire MacEvilly. Ilaçi më i mirë kundër kësaj është ecja prej 20 minutash pas darkës, pavarësisht kur keni darkuar.

Komento