7 Menyra Të Lehta dhe Natyrale Si Te Qetesojme Nervat

11

11Jeta mund të na përplas nga nje brek në një tjetër dhe të na bëj të kemi nevojë ti qetësojmë nervat. Nuk është çudi që ankthi dhe stresi janë pjesë normale e jetës kur jetojmë në një botë shpejt të ndryshueshme. Nganjëherë është vështirë të mbajmë qetësinë dhe mbledhim vetën. Fatmirësisht këto 7 mënyra si te qetesojme nervat do ju ndihmojnë që të ç’kyçeni nga gjërat e përditshme dhe relaksoheni para se nervat e tua të stresuara të ju shpënë para rrënimit. E kjo është gjëja e fundit që do donim të ndodhte!

1. Masazhi

masazhi

Kur ka qenë hera e fundit që i ke dhuruar vetës masazh? A të ka ndihmuar të qetësosh nervat dhe lirosh stresin? Besoj se po. Masazhi është një mënyrë shumë e mirë për të larguar frustrimet dhe ndihesh më mirë. Pra shko bëj vetës masazh, lejo trupin tuaj të relaksohet duke i nxjerr streset nga shpina, qafa, këmbët dhe shputat. Lexo tutje për mënyrat tjera të qetësimit të nervave.

 

 

 

 

2. Yoga

yoga-joga

Yoga është ushtrim qetësues që të lëviz nga një pozit në një tjetër. Kur bënë Yoga ti vën në punë balancimin, forcën dhe fleksibilitetin. Një gjë dihet se shumë njerëz anë e kënd botës gjithmonë tregojnë se ndihen shumë më mirë pas një seance Yoga. Të ndihmon të qetësosh mendjen, të fokusohesh në trup dhe përmirësosh aftësitë tua. Nëse asgjë tjetër, ky është një moment që të largohesh nga gjithçka tjetër dhe punosh me veten.

 

 

 

 

 

3. Meditimi

stresi

Shumë njerëz përdorin meditimin si mënyrë për tu relaksuar dhe sjell energji pozitive. Gjatë meditimit ju fokusoheni në frymëmarrje dhe mendon mendime pozitive dhe qetësuese. Ka disa mënyra meditimi kështu që juve ju duhet të provoni disa teknika para se të gjesh një që funksionon mirë për ty.

 

 

 

4. Aromaterapia

 

aromaterapiaËshtë mahnitëse se sa ndikon në trup fuqia e aromës. Aromaterapia njihet se ka aftësi të qetësoj një person dhe shtoj zellin (entuziazmin për të ndjekur një shkak apo qëllim dhe kryer punët më me efikasitet). Aroma livandës është njëra nga ato që njihet si qetësues. Përveç tjerash këto vajra aromatike mund të përdoren edhe në vaskë e pse jo edhe të hedhim pak në rroba që veshim gjatë ditës për të na qetësuar gjatë gjithë ditës.

 

 

 

 

5. Barishtet

barishtetEdhe barishtet janë të mira për qetësim. Mund ti përgatitësh si çaj e ca tjera mund ti gjesh si tableta. Kavadhe Motherwort janë dy barishte më të njohura shumë të mira kundër ankthit. Që të dyja gjenden si çaj dhe tableta. Kamomila është një çaj tjetër që është shumë qetësues i mirë i nervave. Çfarë barishte tjera përdor për qetësim ti?

 

 

 

 

6. Refleksologjia

refleksologjiaRefleksologjia është praktikë shumë e popullarizuar që përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe zvogëluar stresin. Trupi juaj është i mbushur me pika presioni të ndryshme që, kur shtypen, ju ndihmojnë të qetësoheni dhe relaksoheni. Një mënyrë e mirë e relaksimit është ngjeshja e veshve. Kjo bëhet duke përdor gishtin e madh dhe tregues për të ngjeshur skajin e jashtëm të veshit për disa minuta. A ke bërë refleksologji ndonjëherë?

 

 

 

 

7. Pushimi

pushimi

Nganjëherë e gjitha që na duhet që të qetësohemi është një natë e mirë me gjumë pushues. E di që në disa raste të provosh të bësh gjumë të qetë gjersa ndihesh nën presion dhe i stresuar duket gati e pamundur, por bëj ç’mundesh që të pushosh sa më shumë që mundesh gjatë këtyre kohëve në jetën tuaj. Të arrish të bësh gjumë të mjaftueshëm të ndihmon të mendosh më kjart dhe jesh i gatshëm të përballesh me probleme të ndryshme.

Na tregoni nëse këto mënyra natyrale të qetësimit të nervave kanë funksionuar tek ti. E gjithashtu ndaj me lexuesit sugjerimet dhe këshilla tua në komente

Komento