7 organet pa të cilat mund të jetojmë në mënyrën krejtësisht normale

3

Pa disa organe mund të vazhdojmë të jetojmë, mirëpo si zëvendësim i tyre na janë të domosdoshme disa aparate në mënyrë që të vazhdojmë të jetojmë njësoj jetë cilësore.

Shkaku i kësaj është që çdo pjesë e trupit tonë ka rolin e vet, mirëpo pa disa megjithatë mundemi të jetojmë.

Mjeku Adam Taylor ka treguar për The Sun shtatë organe pa të cilat mund të jetojmë dhe si mund të jetojmë, transmeton Telegrafi.

1. Shpretka

Gjendet në anën e majtë të stomakut, nën brinjë dhe pak e kthyer në drejtim të shpinës. Dëmtimi i saj mund të shkaktojë vdekjen, ndërkaq roli i saj është që të depozitojë dhe të riciklojë rruazat e zorrëve dhe të bardha të gjakut dhe trombocitet.

Pa to mund të jetohet normalisht, sepse atë rol e ka edhe mëlçia, mirëpo gjëndrat limfatike në pjesët e tjera të trupit marrin funksionin e shpretkës.

2. Lukthi

Lukthi ndonjëherë patjetër duhet të hiqet me ndërhyrje kirurgjikale për shkak të kancerit apo traumës së caktuar. Në raste të tilla kirurgët e forcojnë ezofagun drejtpërdrejt në zorrën e hollë, ndërkaq pacientët pastaj duhet t’i kushtojnë kujdes ushqimit.

Ushqimi i cili u lejohet atyre patjetër duhet të jetë më parë gjysmë i tretur, në gjendje të lëngët apo gjysmë të lëngët.

3. Organet riprodhuese

Fjala është për testiset e meshkujve dhe për vezoret e femrave. Kur hiqet njëri testis apo njëra vezore njerëzit ende mund të lindin fëmijë. Dikur për shkak të tumorit apo traumës është dashur t’i hiqnin të dy.

Disa femrave automatikisht u hiqet mitra dhe në atë rast ndërpriten menstruacionet. Nuk ekzistojnë dëshmi që për shkak të heqjes së vezoreve femrat kanë jetë më të gjatë, ndërsa disa meshkujve jeta pa testise madje u është zgjatur.

4. Zorra e trashë

Është e gjatë rreth një metër e gjysmë dhe roli i saj është që të absorbojë ujin dhe të ngjeshë jashtëqitjen para nxjerrjes jashtë. Shfaqja e kancerit apo e ndonjë sëmundjeje tjetër mund të rezultojë me heqjen e zorrës së trashë apo të ndonjë pjese të saj.

Njerëzit këndellen mirë pas ndërhyrjes së tillë, mirëpo pas ndërhyrjes jashtëqitjen e nxjerrin jashtë nëpërmjet hapjes në stomak në qese të veçantë.

5. Fshikëza e tëmblit

Gjendet afër mëlçisë në pjesën e sipërme të djathtë të mëlçisë. Aty gjendet tëmbli i cili shërben për zbërthimin e yndyrës. Kur zorrët tona detektojnë yndyrën, tëmbli nga fshikëza e tëmblit aktivizohet dhe arrin deri te zorrët për të bërë zbërthimin.

Për shkak të krijimit të gurëve disa njerëzve tëmbli u hiqet, mirëpo edhe pa të është e mundshme të jetohet normalisht.

6. Veshkat

Pa një veshkë mund të jetohet, sepse tjetra shërben si rezervë. Mund të jetohet edhe pa të dy veshkat, por jeta e tillë nuk është fare e lehtë.

Roli i veshkave është filtrimi i gjakut, ndërkaq kur njeriu është i detyruar të jetojë pa to, atëherë patjetër duhet të shkojë në dializë. Procesi i dializës bëhet disa herë në javë dhe zgjat disa orë.

7. Zorra qorre

Dikur është konsideruar që zorra qorre është e padobishme, mirëpo sot mendohet që ajo shërben si stacion për “nxitje të baktereve” në zorrë të cilat mundësojnë që të përtërinë traktin e tretjes kur është e nevojshme.

Ajo ndonjëherë mund të sulmohet nga inflamacioni dhe në situata të tilla patjetër duhet të hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Njerëzit të cilët kanë mbetur pa zorrën qorre thonë që nuk kanë vërejtur dallim në jetën cilësore.

Komento