7-të mënyra për ta impresionuar partnerin

7-të mënyra për ta impresionuar partnerin

Nganjëherë nuk është fare e lehtë të gjendet mënyra për të bërë që partneri të ndihet ndryshe, por hulumtimet kanë vërtetuar se kjo është një gjë shumë e rëndësishme për një lidhje të suksesshme.

Hulumtimi i kryer në universitetin Florida ka treguar se kruciale për një lidhje të suksesshme është që kohë pas kohe partnerit tuaj t’ia bëni me dije se e dashuroni.

Këtë mund ta bëni nëpërmjet një gjesti të vogël simbolik. Nëse nuk keni inspirim që t’ia shprehni dashurinë tuaj, ja disa këshilla, të cilat do të mund të ju ndihmonin në këtë drejtim.

Përgatiteni një darkë befasuese

Jo vetëm se do të kënaqet me ushqimin që ia keni përgatitur, por nuk do të mund ta largojë shikimin nga ju. Kjo ia vërteton se ju e dashuroni dhe nëpërmjet një darke simbolike ia thoni këtë më së miri.

Befasojeni me një vaskë të ngrohtë

Herën tjetër kur ai të kthehet nga puna duke u ankuar në punën stresuese, përgatiteni një banjë relaksuese dhe afrojini një masazh të shpinës. Ndizni qirinj romantik dhe bashkëngjituni në vaskën e ngrohtë, duke dëgjuar tingujt e një muzike të lehtë.

Falënderojeni

Studimet e fundit kanë vërtetuar se gjestet e vogla të falënderimit mund të ndikojnë pozitivisht në lidhje. Kjo është një shenjë e mirë që partnerin ta falënderoni nëse ua ka rregulluar kompjuterin, apo ndonjë shërbim tjetër.

Inicioni momentet e dashurisë

Herën e ardhshme, derisa jeni pranë njëri-tjetrit dhe shikoni TV, afrojuni edhe më shumë, përqafojeni dhe putheni ngadalë. Kjo do t’ia bëjë me dije se e dashuroni dhe se kënaqeni derisa ju ka pranë.

Dhurojini atë që i pëlqen

Nëse e dini orarin e një ndeshjeje të rëndësishme, të cilën për asnjë çmim nuk dëshiron ta lëshojë, natyrisht nëse është adhurues i sportit, blini ndonjë birrë, apo ndonjë pije tjetër, pastaj kokoshka apo ndonjë picë, me të cilat do të kënaqet duke e shikuar ndeshjen e tij të preferuar.

Lejoni kohë për “gjërat e meshkujve”

Koha të cilën i dashuri juaj do ta kalojë me shokët ka rëndësi të madhe. Mundësojani këtë. Nuk do të ishte mirë t’i futnit hundët aty, ngase kjo do t’i tingëllonte si mungesë besimi tek ai.

Planifikoni diçka më ndryshe

Shmangeni darkën në restorant apo shkuarjen në kinema, planifikoni diçka që ende nuk e keni bërë bashkë. Meshkujt i pëlqejnë gjërat, të cilat e rritin adrenalinën.

Komento