7 ushqime qe ulin kolesterinen

7 ushqime qe ulin kolesterinen

Kolesterina është një substancë që luanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e membranës së qelizës dhe hormoneve seksuale. Kolesterina nuk shpërbëhet në gjak dhe kështu duhet të bartet tek dhe nga qelizat nga lipoproteinat.

Edhe pse kemi lloje të shumta të lipoproteinave vetëm dy prej tyre janë me rëndësi që ti dimë, e ato janë: Lipoproteina te densitetit te ulet (LDL) dhe Lipoproteina te densitetit te lartë (HDL). E vërteta është se trupi ka gjithë sasinë e kolesterinës që i duhet. Fatkeqësisht, kolesterina gjithashtu gjendet edhe disa ushqime e veçanërisht ato me shumë yndyrë.

Nëse konsumoni shumë kolesterinë duke ngrënë dietë me sasi të lartë të yndyrave të ngopura kjo shkakton që nivelet tua të ngritën në rrezik për ty. Por lajmi i mirë është se ka ushqime që ju ndihmojnë të zvogëloni kolesterinën e kështu të mbani nivelet normale. Pra, cilët janë ato ushqime që ulin kolesterinën?

Yndyrat dhe vajrat e shëndetshme

Yndyrat Gjysmë të Ngopura janë ato që ju ndihmojnë të zvogëloni nivelet e kolesterinës së keqe (LDL). Ju mund ti gjeni këto yndyra të shëndetshme për zemrën tuaj në ushqime si avokado, kikirik, arra dhe gështenja, bajame dhe arra amerikane. Vajrat si vaji i ullirit, vaj kanole (canola oil) dhe vaj kikiriku janë gjithashtu të pasura me yndyra gjysmë të ngopura.

Sidoqoftë, mos e tepro sepse të gjitha vajrat duke përfshirë këtu edhe ato të shëndetshmet janë me sasi të lartë të kalorive. Një grusht kikirik apo arra ose 2 lugë vaj ulliri mjaftojnë dhe është e gjitha që ju duhet për një zemër të shëndosh.

Peshk dhe omega-3

Omega-3 është yndyrë më e mirë që mund të ndihmoj të mbroni zemrën tuaj dhe të përmirësoni profilin tuaj të kolesterinës. Vendi më i mirë ku omega-3 gjendet është peshku dhe vaji i peshkut. Peshqit e shëndosh (trash) si skumbri, harengë, sardelet dhe salmon janë më të mirët sepse kanë sasinë më të madhe të omega-3shit. Shoqata Amerikane E Zemrës rekomandon konsumimin e peshkut së paku dy herë në javë (veçanërisht këta të trashit). Nuk i adhuroni peshqit? Ushqimet nga soja, arrat dhe farat e lirit përmbajnë omega-3 në formë bime.

Drithërat dhe tërshëra

Cila është mënyra më e mirë të filloni ditën. Fillo me qull tërshëre apo me krunde nga tërshëra sepse këto përmbajnë fibër të tretshme e cila ka treguar sukses në uljen e kolesterinës së keqe (LDL), duke parandaluar që kolesterina të absorbohet në rrjedh