8 marifetet që japin ekspertët për të bërë xheloz partnerin

xhelozia

Hija e një personi “të tretë” është nga pikëpamja strategjike perfekte. Është tjetri që nuk ekziston. Që mund ta kujtosh kur të duhet, dhe ta eliminosh kur nuk të duhet më.

Është ideale, sepse është inekzistente. Është i dashuri që nuk ekziston, por që të lejon të luash lojën e përjetshme të një shansi tjetër. Në lidhje me këto ekspertët japin për gratë franceze tetë marifete për ta bërë xheloz partnerin.

1- Flisni me admirim me burrin tuaj për një kolegun tuaj.

2- Kërkoni një herë një kolegut tuaj t’ju shoqërojë në shtëpi

3- Nëse burri juaj ju telefonon në zyrë, i thoni të tjerëve se nuk jeni aty

4- Nëse punoni në shtëpi lini të përgjigjet sekretaria telefonike(edhe kur jeni aty) dhe ndryshoni parfumin nëse këtë ua ka dhuruar burri juaj.

5- Buzëqeshini burrave të tjerë kur jeni në restorant

6- Shkoni në kinema pa i thënë burrit tuaj dhe lini aty-këtu si “rastësisht” biletën e kinemasë.

7- Mos e kapni telefonin sapo të bjerë zilja sikur të prisnit ndonjë telefonatë.

8- Dhe në fund një marifet i veçantë: bëni t’ju vijë në adresën tuaj një tufë trëndafilash të kuq, shenjë e padiskutueshme e pranisë së një simpatizanti.
A është xhelozi strategjike edhe ajo e atyre grave që zbukurohen për të rifituar burrin? Një prerje flokësh, të brendshme më seksi më ngacmuese dhe veshje të stolisura.

Gratë nuk ndjehen në faj kur tradhtojnë
Sondazhet thonë se “tradhtia quhet femër” dhe fjalët “breje e ndërgjegjes” apo “ndjenja faji” janë zhdukur pothuajse nga leksiku erotik femëror. Arsyeja duhet kërkuar te fakti se shumë paragjykime dhe frikëra nuk ekzistojnë më. Gratë e sotme janë më të ndërgjegjshme e më të guximshme, nuk duan më t’i nënshtrohen një martese gri, i lejojnë vetes të drejtën e të pëlqyerit, të rrahjes së zemrës, të erotizmit. Në çdo rast, fenomeni është në rritje. E pohojnë sondazhet si ky i fundit i “New York Post” sipas të cilit 9 gra në 10, mes atyre e tradhtojnë burrin, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë ndjenjë faji… Nëse janë gjithnjë e më shumë gratë që e tradhtojnë burrin e tyre pa u penduar, përkundrazi me një ndjenjë falënderimi për çfarë jeta ka mundësi t’u ofrojë akoma, për ç’ka fati arrin akoma t’i mrekullojë, cila është gjendja e çiftit sot…?

Besnikëria është vetëm një mit
Sipas Laura Laurenci besnikëria është vetëm një konvencion shoqëror, sepse monogamia është vetëm një mit. Pikërisht këtë mbështesin disa psikologë: nëse në natyrë poligamia është normë dhe monogamia është përjashtim si është e mundur që qytetërimi perëndimor dhe kristian ka privilegjuar këtë të fundit duke i vënë një ndalim instinktit? Por disa studiues të tjerë argumentojnë: më e rëndësishme se shkelja e kurorës është mosbesnikëria, që do të thotë tradhti e një marrëveshjeje të nënkuptuar dhe të qartë në brendësi të çiftit. Ajo që minohet këtu është para së gjithash intimiteti, ndarja e eksperiencës dhe e këndvështrimit të realitetit. “Përse të rrezikosh aq shumë për aq pak?”-pyet Pittman dhe përmbys mënyrën tradicionale të marrjes në konsideratë të tradhtisë. Në fakt, ndërsa në përgjithësi mendohet se tradhtia lind nga një marrëdhënie që nuk funksionon, Pittman përforcon se është marrëdhënia që nuk funksionon, që strukturoret mbi pabesinë.

Të ndjehesh i/e dëshiruar
Është e rëndësishme që të realizosh një mënyrë të veçantë të prekuri, që asaj t’i pëlqejë dhe ta bëjë të ndihet mirë. Por këto lëvizje nuk duhet të përsëriten shpesh mekanikisht, sepse bëhen monotone. Dhe këto ndjesi një femre i duhen falur, jo vetëm gjatë një raporti, por edhe në momente të ndryshme, në mënyrë që ajo të ndjehet vazhdimisht e dëshiruar nga partneri. Një puthje e lehtë, një fjalë e ngrohtë, përkujdesja në momentin e duhur, vlejnë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme shpirtërore të femrës gjate marrëdhënies. Prandaj partneri më i mirë është ai që gjithmonë vëzhgon, kërkon, eksploron teknika, pika të ndjeshme të partneres së tij, për të vepruar me to edhe në situatat e nxehta të jetës në çift. Mbi të gjitha gabimi i madh i meshkujve në disa raste, duket të jetë se ata shpesh nxitohen, harrojnë puthjet e përkëdheljet dhe nuk dedikohen ndaj pikave më të ndjeshme të njëri-tjetrit.

Puthjet dhe efekti
Duhet të bëhesh një puthës profesionist që ajo të mos ndihet e pasigurt të puthjet që jep. A do të vazhdosh të jesh në shkallën fillestarë apo do të bësh ai që ajo dëshiron? Asnjëherë mos harroni që puthja ka rolin kryesor në një marrëdhënie sentimentale. Nëse i dashuri ose e dashura juaj në momentin që puth thotë ‘Të dua”, kjo nuk do të thotë aspak se ai ose ajo di të puthë si një profesionist. Në fund të fundit, gjithçka në këtë proces, realizohet vetëm në sajë të lëvizjes së buzëve dhe jo të fjalëve. Roli i syve është mjaft i rëndësishëm kur puth dikë. Duhet t’i mbash mbyllur sytë apo duhet ta shohësh në sy, kjo është një dilemë e madhe. Jepi fillimisht një puthje të vogël njeriut të zemrës duke e vështruar thellë në sy dhe më pas harro vështrimin duke u fiksuar tek buzët dhe efekti do të jetë marramendës.

Rëndësia e komplimenteve
Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj. Nevoja fizike për ngrohtësi nuk ndryshon asnjëherë, kjo është e rëndësishme./T.O/

Komento