8 vendet më të bukura të botës

Dritat e veriut në Arktik

Ne ju ofrojmë më poshtë një listë të disa prej vendeve më të bukura në botë.

Jo çdo vend i sugjeruar është pjesë e 7 mrekullive të botës, por një gjë është e sigurt; secili prej tyre të lë pa fjalë.

1. Liqenet Plitvice në Kroaci.
Këto janë 16 liqene të konsideruar si një mrekulli e natyrës. Ujëvarat e vogla të ofrojnë një pamje befasuese të hijëzimit blu, jeshil dhe të artë të ujit. Stinët më të bukura kur mund të vizitohet ky vend janë dimri dhe pranvera. Në dimër, bora dhe akulli i transformojnë liqenet në një mrekulli dimërore, ndërsa në pranverën e vonë pamja e ofruar është një oaz që të lë pa fjalë.

2. Taj Mahal në Indi.
Kjo kështjellë është e përbërë nga gurë rëre të kuq dhe mermerë të bardhë shkëlqyes. Taj Mahal është ndërtuar në shekullin XVII nga perandori Mughal në kujtim të gruas së tij Mumtaz Mahal. Periudha më e mirë për vizitimin e këtij tempulli është ajo mes muajve Tetor dhe Mars.

3. Great Barrier Reef në Australi.
Këto janë disa nga ishujt më të bukur të Australisë. Periudha më e bukur për të ardhur në këto ishuj është mes muajve Qershor dhe Tetor, në mënyrë të tillë që të shmangni të nxehtin australian.

4. Monumenti Borobudur në Indonezi.
Ky është një monument budist me vendndodhje në qendër të Javës. Sipas UNESCO-s Borobudur është ndërtuar mes vitit 750 dhe 842 para erës sonë. Gjithsesi vizita e këtij tempulli në maj është më i favorshëm pasi kjo është periudha kur ajri në Java është më i pastër.

5. Kanionet e mëdha në SHBA.

Ky është një nga vendet më të bukura që kantinenti amerikan ofron. Këtu mund të shihen perëndimet më të bukura të diellit.

6. Pallati i Versajës në Francë.

Kjo është një nga kështjellat më domethënëse që flet për periudhën monarkike të Francës. Kjo kështjellë e vogël, por me shumë klas i është dhuruar Maria Antonietës nga bashkëshorti i saj mbreti Luigji i XVI.

7. Tempulli i madh Ramses II në Egjipt.

Gjatë 67 viteve të mbretërimit të tij faraoni Ramses II ka lënë mjaft vepra me të cilat mund të kujtohet. Megjithatë, ky tempull është më domethënësi.

8. Dritat e veriut në Arktik.

Kjo është shfaqja më e bukur e dritave që mund të shihni ndonjëherë. Dritat e veriut mund të shihen nga Alaska, Kalgary, Alberta, Danimarka, Finlanda, dhe Rusia.

Komento