9 këshilla për të zgjedhur unazën e duhur për martesë

Unaza martese

Unaza marteseNëse gjërat shkojnë si duhet, ju do të bleni vetëm një unazë martese brenda jetës. Mirpo një unazë martese është një investim goxha i madh! Dëshironi që të bleni një unazë martese që do ta mahnisë të fejuaren por gjithashtu të jetë një blerje e mençur në aspektin ekonomik? Ndiqni këto 9 këshilla dhe do të jeni në gjendje të gjeni unazen përfekte për martesen tuaj.

  1. Përcaktoni buxhetin tuaj – Kur të futeni në një dyqan argjendarie, shitësit dinë të jenë goxha të poshtër duke ju thënë fjalë si cmimi i unazes tregon dashurinë tuaj për të fejuaren e gjëra tjera të tilla, plotësishtë të pavërteta. Zakonisht cmimi i një unaze martese është i barabartë me rrogen dymujore tuajen, mirpo mos harroni se këtë rregull e kanë shpikur vet argjendarët prandaj mos u bazoni 100% në të! Para se të futeni në dyqan, gjithmoni jeni të sigurtë se keni një buxhet të përcaktur dhe jeni të vendosur!
  2. Kushtoni vëmendje – Në dyqan do të përballeni me dhjetëra lloje të ndryshme, unaza të arit, platinit, argjenit etj. Bëni pak kërkime dhe pyesni edhe persona tjerë me përvojë dhe bëni një zgjidhje!
  3. Zgjidhni gurin e çmueshëm – Guri i çmueshëm është pjesë e pandashme e unazes. Shikoni për variacione të ndryshme në bazë të shijeve tuaja dhe bëni zgjidhjen. Gjithashtu shikoni dhe për cmimin e gurit, shpesh dinë të jenë shumë të kripur!
  4. Bleni unazen më të shtrenjtë që keni mundësi – Nuk po themi që të hyni në kredi, apo të rrezikoni gjëra të tjera thjeshtë nëse keni mundësi mos u bëni dorështërnguar. Unaza e marteses është e një rëndësie tejet të madhe sepse sapo keni zyrtarizuar një lidhje me personin që do ta kaloni jetën.
  5. Mos shkoni vetëm në argjendari – Nëse nuk po shkoni me të dashuren tuaj, merrni një shok me vete. Dyqanet e argjendarisë dinë të jenë shumë të frikshme me ekstrem mundësi të shumta zgjidhjesh. Shoku që do të vij me ju është mirë që të jetë dikush me shije. Është një proces më i komplikuar sesa duket nga jashtë.
  6. Opsioni që edhe e dashura të jetë me ju – Zakonisht kur bleni unazën e fejesës/martesës jeni i vetëm dhe asesi me të dashuren sepse ky veprim do ta humbiste rastin e surprizes mirpo në anën tjetër dëshironi të jeni i sigurtë se unaza e blerë do ti pëlqej asaj prandaj edhe opsioni që ajo të vij me ju nuk është megjithatë ide e keqe.
  7. Zgjedhni dyqanin me kujdes – Kur vjen puna tek kualiteti duhet të keni kujdes se në cilin dyqan bleni unazën. Sigurohuni se dyqani është pjesë e ndonjë organizate të argjendarëve ose është dyqan me emër. Një unazë martese me kualitet të dobët është tragjike!
  8. Bëni një plan – Ju nuk mund vetëm të hyni në një dyqan, të bleni një unaze dhe të dilni si me pahir nga ai. Ju duhen muaj të tërë planesh, pastaj dhe kursimet për ta blerë unazën. Mendoni për llojin e unazes, tipin, dizajnin etj cdo detaj që ju bie në mend.
  9. Gjithçka në letër – Do të paguanit për një shtëpi nqs nuk do të merrnit dhe tapinë me të? E njëjta gjë vlen edhe për unazat, sigurohuni që kur të bleni një unazë të merrni dhe një letër në të cilën ceken të gjitha veqoritë e saj si tipi i unazes, sa karat është ajo etj.
Ja dhe një listë me unazat me në trend për vitin 2012 për fejesë/martesë:
Trauringe AvignonEheringeEheringe Edelstahl TrauringeTrauringe Silber Eheringe 925 Gravur Diamant

Shpresojmë se këto këshilla do të ju ndihmojnë në zgjedhjen e unazes së duhur të marteses.

One Comment

  1. Kodi 10019079 dy unaza martese masat 19.5 dhe 13.5 sa kushtojn dhe si mund te kontaktojm

Komento