9 ne 10 gra nuk u duket vetja terheqese

9 ne 10 gra nuk u duket vetja terheqese

Një mijë gra në Britaninë e Madhe nga mosha 18 deri në 64 vjec janë anketuar kohët e fundit, mbi vetëbesimin që kanë për pamjen e tyre dhe rezultatet tregojnë se shkalla e vetëbesimit është tepër e ulët.

“Vetëm 2% e grave kanë deklaruar se ndjehen mirë me veten e tyre, ndërsa 1 në 10 gra ka deklaruar se ndjehet tërheqëse”, tregojnë rezultatet e studimit.

Studimi është kryer nga kompania e produkteve kozmetike Dove, edhe pse nuk mund të themi që është një studim i mirëfilltë shkencor, tregon qartë që grave ju mungon besimi tek vetja dhe pamja e tyre.

Studimi vë në pah faktin që gratë edhe pse e shohim veten e tyre në pasqyrë, besojnë që janë në formë të mirë vetëm atëherë kur ua thotë dikush tjetër.

Komento