9 praktika te demshme per fytyren

fytyra

Keni probleme me fytyren? Praktikat tuaja te perditshme mund ta demtojne ate. Dermatologet theksuan se efekti i disa praktikave te aplikuara ne fytyre eshte shume serioz.

Sipas “Foxnews” disa nga problemet e fytyres, te cilat shfaqen kur plakemi jane rrudhat, lekura e varur, njollat ngjyre kafe etj. Plakja eshte e pashmangshme. Por ne mund ta ngadalesojme kete proces. Duke pohuar se ne mund te parandalojme probleme si tharja apo zbehja, dermatologet i radhisin keshtu disa praktika te cilat mund te prishin strukturen e saj:

 Moti i ftohte: moti i ftohte dhe larja e fytyres me uje te ngrohte shkakton tharjen e lekures. Mund te perdorni zbutes me seramid. Njomeni fytyren tuaj ne mengjes dhe darke. Zbutesit me te mire jane ata qe nuk krijojne pika te zeza, pa yndyre dhe nuk e demtojne lekuren.

Cigarja: krahas kancerit te mushkerive, cigarja mund te shkaktoje rrudha dhe zhduk elasticitetin e fytyres. Ka shume metoda per te lene cigaren si grupet e ndihmes, produkte qe zevendesojne nikotinen dhe ilacet. Ju duhet ta lini menjehere cigaren per te pasur nje fytyre te shendetshme.

Perdorimi i kremit te gabuar per buzet: shume kremra buzesh permbajne fenolm,  lende e cila than buzet. Ne fillim duket sikur i ben mire buzeve por pas nje kohe te shkurter mund t’ju nevojitet prape. Kontrolloni kremin e blere nese permban fenol. 

Pagjumesia: kur fleme hormonet e stresit jane ne nivelin me te ulet ndersa molekulat anti-infeksion ne me te lartin. Prandaj sa me pak  te flini aq me shume do t’ju perkeqesohet fytyra. Studimet sugjerojne 8 ore gjume ne dite. Nese flini me pak shtojani gjysme ore gjumit tuaj dhe ndjeni ndryshimin.

Solari: studimet e koheve te fundit tregojne se solari ndikon ne shfaqjen e kancerit. Studimi i realizuar ne Universitetin Minnesota tregoi se personat te cilet hyjne 50 ore ne solar jane tre here me shume te rrezikuar nga kanceri me vdekjeprures i lekures.

Prekja e pucrrave: shtrydhja e pucrrave ose heqja e tyre eshte e demshme per shendetin. Nese lekura juaj  do infektohet ngjyra e saj do te zbehet. Kurimi i ketij fenomeni mund te zgjase muaj e ndonjehere vite. Prandaj menjehere sa te  dalloni  infeksion ne fytyren tuaj shkoni tek specialistet e lekures. P.sh injeksioni steroid mund ta zgjidhe kete problem pa lene shenje.

Stresi: stresi nxit luften kimike. Hormone si adrenalina ngushtojne enet e gjakut duke ia hequr ushqimin. Stresi afatgjate nxit prodhimin e kortizonit, i cili ndikon ne trashjen dhe ashpersimin e lekures. Meso rruget e qendrimit larg stresit, beni ushtrime.

Dielli: eshte shkaktari kryesor i plakjes,  rrudhjes deri tek kanceri i cili demton lekuren. Mbroni lekuren tuaj nga rrezet UVA dhe UVB, duke perdorur krem solar me te pakten 30 faktore. Nese do te qendroni gjithen diten ne det perdorni krem solar cdo 2 ore. Mos harroni pjesen pas qafe dhe vesheve. Kur te blini krem solar kontrolloni nese kremi permban elementet e  meposhtem:

Oksid zinku: te mbron nga rrezet UVA, ka veti zbutese te irritimeve te lekures dhe ne te njejten kohe eshte anti-mikrobik.

Dioksid titaniumi: thith mire rrezet UVA dhe UVB , mundeson nje mbrojtje afatgjate , dhe nuk lejon depertimin e ujit.

 Niacine: eshte provuar se ekuilibron klinikisht ngjyren, indet dhe butesine e lekures. 

Vitamina E: ndihmon ne permiresimin dhe mbrojtjen e lekures.

Perzierja e kremrave: gabimi me i perhapur qe behet nga njerezit ne kuren e akneve eshte mendimi se perdorimi i nje sasie te madhe ben me shume efekt. Disa perdorin 3 -4 kremra per nje here. Kjo gje perkeqeson me shume lekuren. Nese vereni se ilacet e shitura pa recete  nuk ju bejne efekt, atehere shkoni tek specialistet e lekures. Aknet nuk lindin vetem nga yndyra. Krahas kesaj mund te burojne nga infeksioni dhe irritimet.

Komento