A bëni seks më shumë se ç’duhet?

A bëni seks më shumë se ç’duhet?

A ke menduar ndonjëherë se si është jeta jote seksuale kundruall të tjerëve? A shqetësohesh ndonjëherë se je duke bërë më shumë seks seç duhet? Apo mendon që nuk je duke bërë aq shumë seks sa duhet? Nuk është çudi të mos dish sa seks bëjnë të tjerët dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Askush nuk del haptas të tregojë historitë e tij seksuale.

Është e vështirë të përcaktosh me saktësi sa herë njerëzit bëjnë seks. Megjithatë numri i partnerëve, nuk e shton numrin e herëve që duhet bërë seks.

Shpesh herë ngrihet pyetja, nëse një person mund të bëjë më shumë ose më pak seks se duhet. Madje disa njerëz duan të dëgjojnë mesataret e jetës seksuale të të tjerëve, sepse në këtë mënyrë ata krahasojnë mesataret e tyre, duke i bërë që të ndihen normal. Asnjëherë nuk ndodh që të jesh duke bërë më pak seks sa duhet përveç se në rastet kur e ke të nevojshme të bësh më shumë.

Nëse, p.sh. burri dhe gruaja duan të bëjnë seks një herë në javë, një herë në muaj, apo më rrallë, ndërkohë që të dy bien dakord për një gjë të tillë, atëherë ata duhet të bëjnë seks vetëm ashtu siç e kanë planifikuar. Çfarëdo lloj sasie ju bën të lumtur ty dhe partnerit tënd është shumë në rregull.

Nëse harxhon shumë kohë dhe para për seks, atëherë je i fiksuar seksualisht. Njerëzit seksualisht të fiksuar e kanë të pamundur të punojnë, të mbajnë shoqëri, marrëdhënie familjare apo të zhvillojnë një jetë normale. Ata shpesh paguajnë për dashnore, tradhtojnë të dashurit e tyre ose konsumojnë tmerrësisht shumë pornografi. Për këtë problem drejtohuni tek një terapeut seksi.

Nga ana tjetër, nëse ju pëlqen të bëni seks shpesh dhe keni një partner që dëshiron të njëjtën gjë, atëherë kjo është një gjë më se normale. Por, nëse të duhet të lësh punën, s’të del asnjëherë koha për të folur me familjen apo shoqërinë, dhe e ke të pamundur të jetosh normalisht sepse e ndien që duhet të bësh seks gjatë gjithë kohës atëherë po, je duke bërë seks më shumë seç duhet.

Këta njerëz të cilët janë kaq ekstrem quhen të fiksuar seksualisht dhe duhet t’i drejtohen terapeutit seksual për ta zgjidhur këtë problem. Në të kundërt, nuk ka asgjë jo normale nëse bën shumë seks.

Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron të bësh, atëherë mund të ndihesh keq. Nëse ke një partner i cili nuk dëshiron të bëjë aq shpesh seks sa ty, atëherë duhet të gjeni një vijë të mesme. Nëse nuk je duke bërë seks aq sa dëshiron sepse je vetëm, mos u dëshpëro, ka plot partnerë të tjerë potencialë të cilët ndodhen në të njëjtën situatë dhe të jesh i sigurt që një ditë do ta gjeni njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Komento