A duhet gratë shtatzëna t’i mbushin dhëmbët me zhivë?

A duhet gratë shtatzëna t’i mbushin dhëmbët me zhivë?

Disa mbushje dhëmbi përmbajnë zhivë. Kur këto mbushje janë hequr dhe janë zëvendësuar, ato çlirojnë avuj të zhivës. Zhiva mund të avullojë edhe kur përtypni një çamçakëz.

Disa njerëz që i kanë dhëmbët e mbushur me zhivë, mund ta dëmtojnë zhvillimin e sistemit nervor të fetusit. A duhet gratë shtatzëna t’i mbushin dhëmbët me zhivë?

Komiteti për administrimin e ushqimeve dhe të medikamenteve (The Food and Drug Administration) theksoi se nuk ka informacion të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Disa shtete nuk kanë pritur që të bëhen studime të mëtejshme për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Kanadaja, Franca dhe Suedia rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos i mbushin dhëmbët me zhivë. /Telegrafi/

Komento