A duhet prindërit të kontrollojnë gjërat personale të fëmijëve?

prinderit

Prindërit janë gjithmonë të shqetësuar për jetën personale të fëmijëve të tyre dhe kanë frikë se mos ato bëjnë gabime. Prandaj, ndonjëherë fillojnë të mendojnë se është më mirë të kërkojnë në gjërat e tyre personale si për shembull: Kompjuteri, telefoni, ditari, etj. Por ato duhet të mendojnë për një moment se çfarë fitojnë dhe se çfarë humbasin duke bërë një veprim të tillë. Është mëse i qartë fakti që në adoleshencë ndeshemi me shumë rreziqe çdo ditë, ndoshta me më shumë se sa ç’ndesheshin prinderit tanë. Por prinderit tanë kanë shumë të drejtë të alarmohen kur dëgjojnë hisori të tilla si abuzime seksuale, lidhje në internet që perfundojnë në histori të tmerrshme, droga të ndryshme, alkoli dhe shumë probleme të tjera. Pavarsisht të gjitha  këtyre gjërave, para se të kërkoni në gjërat personale pyesni veten nëse i’u kemi dhënë arsyet e duhura për t’a bërë një gjë të tillë. Prindërit kanë si qellim kryesor në jetën e tyre të kujdesën për mirëqënien e fëmijës. Siguria e tyre është primare për ta, kështu që kur ato kanë arsye të besojnë se ne po bëjmë gjëra që nuk duhet t’i bëjmë dhe mund të na lëndojnë. Atëherë ato kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë për të na ndihmuar.

Në çdo gjë mund të përfshijmë edhe kontrollin e gjërave personale, por, ama vetem nëse kjo është rruga e vetme për të marrë vesh të vërtetën.  Kur prindërit prekin në gjërat tona personale, rrezikojnë të humbasin besimin që ne kemi tek ata. Ata duhet të kuptojnë që nëse ne humbasim besimin, do të jetë shumë e vështirë që të rindërtojmë një marrëdhënie të njëjte dhe sidomos kur arsyet për të cilat keni kërkuar kanë qënë krejtësisht të pabaza ose të kota. Në vënd që të vendosni të ‘gërmoni’ në gjërat tona, duhet të keni më shumë besim tek ne dhe të na ndihmoni të krijojmë privatësinë tonë e të bëhemi të pergjegjshëm.

Komento