A e dini kur është koha e përshtatshme të matni peshën, rruheni apo të bëni seks?

A e dini kur është koha e përshtatshme të matni peshën, rruheni apo të bëni seks?

Nuk është gjithçka e njëjtë rreth orarit se kur rruheni, dërgoni një e-mail të rëndësishëm, pastroni shtëpinë apo vizitoni mjekun. Radhitini aktivitetet ditore, por duke pasur kujdes në disa imtësira.

 

Koha e përshtatshme për t’u peshuar – ora 7

Njerëzit, të cilët çdo ditë peshohen, sipas një hulumtimi, pothuajse dyfish më shumë humbin në peshë në krahasim me ata që nuk e praktikojnë një shprehi si kjo.

Fotografinë më reale do ta merrni nëse peshoheni herët në mëngjes, menjëherë pasi të zgjoheni apo të dilni nga banja. Një gjë të tillë mos e bëni gjatë ditës, ngase pasha mund të ndryshojë deri në dy kile, varësisht nga ajo se çfarë konsumoni.

 

Koha e përshtatshme për depilimin e këmbëve – ora 8

Trombocitet, që ndihmojnë në trashjen e gjakut, më aktivë janë herët në mëngjes, thotë Xhenifer Akerman, autore e librit “Sex Sleep Eat Drink Dream: A Day in the Life of Your Body”. Nëse priteni, është pak e besueshme se do rrjedhë gjaku (për fat të keq, kjo është arsyeja pse infarkti ndodh më së shpeshti gjatë saj kohe). Rruajuni me kujdes, e nëse priteni, të paktën nuk keni nevojë të sorollateni vërdallë me fashë nëpër këmbë.

 

Koha e përshtatshme për te mjeku – ora 9

Më së miri është të jeni pacienti i parë dhe të jeni aty posa të hapet ordinanca, thotë Trisha Torri, autore e librit “You Bet Your Life! The 10 Mistakes Every Patient Makes”. Kjo për arsyen se gjatë asaj kohe mjekët janë ende të freskët.

 

Koha e përshtatshme për pushimin e pasdites, midis orës 13 dhe15

Pushimi i pasdites nuk është vetëm për foshnjat dhe të moshuarit. Ajo marrje fryme mundet t’ju përmirësojë përqendrimin, kreativitetin dhe kujtesën. Hulumtimet kanë treguar se gjumi i pasdites për një të tretën zvogëlon vdekshmërinë që ndërlidhet me sulmin në zemër, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat. Le të mos zgjasë më shumë se 20 minuta, ngase pas kësaj truri futet në faza më të thella të gjumit e kur të zgjoheni mund të ndiheni edhe më i lodhur.

 

Koha e përshtatshme për mes-shujtë – ora 15

Një zamër e shëndetshme mund t’ju falë energji dhe t’jua mbush bateritë deri në mbrëmje. Por, kujdes të mbeteni në kufijtë e kalorive nga 100 deri 250.

 

Koha e përshtatshme për dërgimin e postës së rëndësishme elektronike – ora 16

Temperatura trupore vonë pasdite arrin kullmin dhe sipas Akerman, kjo mundëson përqendrim më të fortë në lëvizjen e syve dhe duarve, e po ashtu edhe precizitetit. Po ashtu, pos kohës së përshtatshme për të dërguar porosi të rëndësishme me postë elektronike, është koha e përshtatshme për ta pastruar edhe shtëpinë.

 

Koha e përshtatshme për djersitje – midis orës 16 dhe 18

Nga ushtrimet më së miri do djersiteni në këtë orë, përderisa ushtrimet ju motivojnë të konsumoni një darkë të shëndetshme.

 

Koha e përshtatshme për lajme të këqija – ora 19

Askush nuk dëshiron të jetë zëdhënësi i lajmeve të këqija, por nëse duhet ta bëni një gjë të tillë, le të jetë në mbrëmje, atëherë kur ritmi i rrahjeve të zemrës dhe shtypja e gjakut janë në shkallë normale.

Koha më e keqe? Midis orës 6 dhe mesditës, thotë Mark Di Vinçenco, autor I librit “Buy Ketchup in May and Fly at Noon: A Guide to the Best Time to Buy This, Do This and Go There”.

 

Koha e përshtatshme për seks – midis orës 22 dhe 1 pas mesnatës

Ndjenja e prekjes dhe ndjeshmëria e lëkurës, sipas Di Viçencos, arrin kulmin natën vonë. Bëni praktikë – pas një dite të lodhshme pune dhe fëmijët janë në gjumë – kjo është koha e duhur për seks për ato çifte me fëmijë. Hulumtimet e botuara në revistën “Journal of Sexual Medicine” kanë treguar se për shumicën e njerëzve, marrëdhënia ideale zgjat midis 7 dhe 13 minuta.

Komento