A e dini prejardhjen e kompleksit tuaj?

A e dini prejardhjen e kompleksit tuaj

A e dini prejardhjen e kompleksit tuajKomplekse… kush femër nuk ka? Shumë e dobët, shumë e shëndoshë, e vogël, e madhe….

Të kesh komplekse mund të sjellë problem të vërteta të besimit dhe vetë vlerësimit dhe bëhet një pengesë në marrëdhënie me të tjerët.
Komplekset e kanë origjinën që në fëmijëri.
Duke filluar nga mosha 8 vjeç, vajzat në përgjithësi janë më pak të kënaqura me fizike e tyre se djemtë. Kjo është sigurisht ajo që konfirmojnë disa ekspertë. Pse ndodh kjo? Më shumë se reflektimit e tyre në pasqyrë, është trysnia e mjedisit shoqëror që i çon drejt kësaj situate.
Prindërit inkurajojnë fëmijët e tyre meshkuj më shumë për të mbrojtur veten, për të qenë sipërmarrës, për të marrë pjesë në aktivitetet që rrisin vetë-vlerësimin: sport, gara. Ndërsa vajzat inkurajohen që të jetë të urtë, të ndrojtura.
Më vonë, këto fjali (bëhu e bukur bijë, bëhu I fortë bir) kthehen në një efekt bumerang, në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme na bëjnë këta që jemi sot. Ata na imponojë limite, na kufizojnë të bëhemi ata që duam të jemi, në këtë mënyrë kompleksohemi. Të bëhesh i vetëdijshëm për këtë, të arrish të çlirohesh nga komplekset është një hap i madh drejt lirisë.

Komento