A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në prezervativ dhe biberon

A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në prezervativ dhe biberon

A e dini sa të rrezikshme janë kimikatet në prezervativ dhe biberonKimikatet që mund të gjenden në prezervativët dhe biberonët, ndoshta mund të shkaktojnë kancerin, thuhet sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, pohon se substanca MBT (2-mercaptobenzothiazole) është e pranishme në një numër të madh prodhimesh prej gome, që përfshijnë prezervativët, biberonat, dorëzat prej gome, goma elastike dhe goma për makina.

Në takimin në Lion të Francës, 24 ekspertë ranë dakord se ka prova të mjaftueshme se ky kimikat bën pjesë në enciklopedinë karcinogjene.

Megjithatë, thuhet se popullata nuk duhet të shqetësohen, vetëm në rastet e rrezikut të madh të punëtorëve që punojnë në fabrika me prodhimtari gomash.

Profesori, Hans Kromhout, anëtar i komitetit që ka hulumtuar këtë kimikat, tregon se popullata është e ekspozuar në sasi shumë të vogël ndaj MBT, përmes lëkurës apo ajrit. Kjo lidhet me kancerin e fshikëzës, zorrëve dhe gjakut, por megjithatë, ky kimikat nuk është shkaktari i vetëm që mund të vie deri te këto sëmundje, por mund të llogaritet si nxitës apo factor për këtë gjendje mjekësore, raporton Telegrafi.

Komento