A është e mundur miqësia mashkull – femër?

A është e mundur miqësia mashkull – femër?

A është e mundur miqësia në mes një burri dhe grauje, pa kaluar lidhja në dashuri apo në raporte seksuale.

Kjo pyetje zgjat prej vitesh dhe kjo çështja ka hasur gjithënjë në debate. Por së fundmi zbulohet se besimi në raportin e miqësisë së pastër mes personave të sekseve të ndryshme është një çështje moshe.

Me kalimin e viteve krijohet bindja se heret a vonë “miqtë” do përfundojnë të lidhur, por nuk ndodh gjithmonë kështu.

Rezultatet e një sondazhi japonez të mbledhura, ku janë përfshirë ne studimin mbi 3 mije burra e gra të pamartuara nga mosha 20 deri 50 vjeçare, rezultoi se 44.6 % e meshkujve dhe 57.9 % e femrave shprehin bindjen se mes miqësisë se një femre me një mashkull ka synime te dyfishta.

Femrat janë më të gatshme për të besuar për një raport miqësorë me meshkujt duke lënë menjanë instinktet seksuale.

Skeptikët të cilët mendojnë se raporti i miqësisë mes një femre dhe një mashkulli është e pamundur janë 21.7 % në radhët e meshkujve dhe 16.6 % ne radhët e femrave.

Ne vijim duke u shyrtuar mosha e te intervistuarave, rezultoi se fitohet një lloj besimi me kalimin e viteve dhe besushmëria në miqësi rritet me 52.9 6 kur arrihet mosha 40 vjeçare.

Komento