A i bëni këto gabime derisa mbani dietë?

A i bëni këto gabime derisa mbani dietë?

A ndiheni të frustruar, ngase, edhe pse konsumoni pak ushqim, nuk i humbni kilogramët?

Është e mundur që pa vetëdije sabotoni vetveten, me gjithë qëllimet e mira. Ju shpalosin disa prej gabimeve gjatë dietës, e ndoshta ju do të keni mundësi t’i korrigjoni.

Konsumoni ushqim të rrejshëm

Duhet pranuar se prodhimet e paketuara për humbje në peshë janë mjaft të shijshme, por nuk do t’ju ndihmojnë që për një kohë të gjatë të humbni në peshë. Nuk do të ndiheni të lumtur më pas, sepse paketimet e tilla janë gjëra pa vlerë, ushqyese. Ka plot opsione më të shëndetshme që të ndiheni të ngopur, si një pjesë djathë apo jogurt pa yndyrë me dredhëza të freskëta.

 

Anashkaloni gjumin

Natyrisht, nevojitet të ndani kohë për palestër, por për të humbur në peshë gjithsesi se duhet ndarë kohën për të shkuar në shtrat. Anashkalimi i gjumit, e sidomos fjetja më pak se pesë orë gjumë, mund ta ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe të shkaktojë çrregullime hormonale, të cilat e çojnë dëm mundin tuaj për të humbur në peshë. Nëse jeni të lodhur kjo mundet të ndikojë edhe që të konsumoni më shumë. Një studim ka zbuluar se njerëzve që ju mungon gjumi mund të konsumojnë madje 500 kalori më tepër brenda ditës.

 

Ushtroni tepër

Po, mirë e keni lexuar. Ushtrimet janë të rëndësishme,por nëse përqendroheni tepër kjo mundet të shkaktojë kundërefekt. Njerëzit mendojnë se me ushtrime në mënyrë magjike humbin në peshë e më pas frustrohen.

Në fakt, gjatë dietës rreth 80% të kohës do të duhej të përqendrohej në ushqim, përderisa 20% në ushtrime. Në vend se të ushtroni gjashtë herë brenda javës, përgjysmojini shifrat.

 

Kujdes në zgjedhjen e

sallatave

Sallata ndoshta nuk është opsioni më i mirë për ju. Sallatat zakonisht nuk posedojnë mjaft karbohidrate për të ndihmuar në kontrollimin e urisë. Ju këshillojmë supë të shëndetshme dhe një sandviç, por shtoni oriz integral apo fasule.

 

Nuk mbani ditar

Një studim i madh ka zbuluar se mbajtja e një ditari rreth mënyrës së të ushqyerit dyfish shton gjasat për të humbur në peshë.

 

Nuk konsumoni ujë

Nëse ujin e zëvendësoni me pije të gazuara dhe lëngje, atëherë keni gabuar. Uji mundet t’ju ndihmojë që ta kontrolloni oreksin. Gjatë një studimi, njerëzit që kishin konsumuar dy gota ujë para secilit shujtë kishin konsumuar deri 90 kalori më pak.

Komento