A janë femrat më të bukura në moshën 29-vjeçare?

A janë femrat më të bukura në moshën 29-vjeçare

A janë femrat më të bukura në moshën 29-vjeçareSipas studimit më të ri rreth moshës, të bërë në SHBA, meshkujt mendojnë se femrat janë më të bukura në moshën 29-vjeçare, por më joshëset janë në të 30-at.

Me qëllim që të shihnin se çka mendojnë meshkujt dhe femrat rreth ndryshimeve të pamjes së femrave me kalimin e viteve, rreth efekteve të kirurgjisë plastike dhe rreth asaj se a bëhet seksi më i mirë me kalimin e viteve, revista “Allure” i ka anketuar më shumë se 2000 persona në SHBA.

Rezultatet e anketës kanë treguar se meshkujt më së shumti kanë vetëbesim nga mosha 50 deri 69 vjet, derisa femrat kulmin e vetëbesimit të tyre seksual e arrijnë midis moshës 18 dhe 29 vjet. Një shembull të mirë të këtij kombinimi e paraqesin edhe Alec Baldwin (54 vjeç) dhe gruaja e tij e re, Hilaria (28 vjeç).

Edhe pse 57% e të anketuarve pajtohen se seksi me kalimin e viteve bëhet më i mirë, vetëm një e treta e meshkujve nga gjenerata “baby boom” thonë se u pëlqejnë femrat që janë moshatare me ta, por 36% të meshkujve të moshës nga 18 deri 29 vjet, mendojnë se femrat më të vjetra janë më seksi.

Gati të gjithë – 84% të meshkujve dhe 91% të femrave – pajtohen se femrat, më shumë se meshkujt i janë ekspozuar presionit që të duken më të reja sesa që janë në të vërtetë. Për këtë shkak, është logjike që vetëm 34% e meshkujve brengosen rreth shenjave të pleqërisë, krahasuar me 56% të femrave.

Burimi: Telegrafi.com

Komento